27 Janar 2017

Mjedis të pastërt jetësor për të gjithë


Sot, më 27 janar 2017, në një konferencë për shtyp të mbajtur në Kërçovë, SH.T. Samuel Zhbogar, promovoi fillimin e fushatës së Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup të titulluar “BE për TY”.

Qëllimi kryesor i fushatës është që të risë vetëdijen dhe të informojë publikun lidhur me ndihmën e BE-së në vend. 

Fushata “BE për TY” ka qasje tematike dhe do të fillojë duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së mjedisit të pastër jetësor – një nga faktorët kyç të politikës dhe prioriteteve të sektorëve të BE-së dhe  të fushave në të cilat BE-ja investon.

Gjatë konferencës për shtyp, SH.T. Samuel Zhbogar theksoi se ndihma e përgjithshme e BE-së në fushën e mjedisit jetësor arrin më shumë se 80 milion euro në kuadër të IPA 1 (2007-2013) dhe se është planifikuar mbështetje e mëtutjeshme me vlerë prej 100 milion euro në kuadër alokimit financiar nga  programi i ri IPA 2. 

Konferenca për shtyp për promovimin e fushatës u mbajt në Kërçovë, i cili është një shumë qytetet në mbarë vendin ku BE-ja  siguron ndihmë financiare për trajtimin e sfidave në fushën e mjedisit jetësor. Në Kërçovë BE-ja ka siguruar mjete financiare me vlerë prej 5,2 milion euro për ndërtimin e centralit për trajtimin e ujërave të zeza dhe të kolektorit kryesor prej 4 km. Ky projekt u realizua në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Komunën e Kërçovës dhe Ndërmarrjet Komunale Publike me vlerë totale prej 7,5 milion euro.  

NDIHMË SEKTORALE

UJI DHE UJËRAT E ZEZA

Ndihma e BE-së në sektorin e ujërave kryesisht përfshin infrastrukturën për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe gjitha aktivitetet tjera lidhur me këtë sektor: përgatitjen e dokumentacionit të projektit, ndërtim, mbikëqyrje të punëve, ndërtim të kapaciteteve në nivel lokal dhe qendror, identifikimin e nevojave në të ardhmen dhe zhvillimin e sistemit të tarifave. Qëllimi kryesor është që të kemi lumenj të pastër dhe shërbime të mira për qytetarët duke përmirësuar mbledhjen dhe trajtimin  e ujërave të zeza në komuna dhe reduktimin e ndikimit negativ në cilësinë e ujit, natyrës dhe shëndetit. 

Me ndihmën e BE-së është përgatitur një studim nacional për ujërat në vend me qëllim që ti ndihmojë vendit për të arritur standardet Evropiane në këtë fushë.  Qëllimi kryesor është mbrojtja e mjedisit jetësor nga ndikimet negative të ujerave të zeza urbane dhe të sigurojë ujë të pijshëm. Një tjetër projekt i rëndësishëm i mbështetur nga ana e BE-së është Reforma e sistemit të ujësjellësit, grumbullimi dhe pastrimi i ujit në nivel lokal i cili zbatohet në qytete të ndryshme në vend dhe i cili duhet të sigurojë furnizim të sigurt të ujit dhe trajtim adekuat të ujërave të zeza.  Me ndihmën e ofruar nga BE-ja vendi është duke u përgatitur për të ndërtuar rrjete të kanalizimit në shumë rajone. Qëllimi i këtyre projekteve është të kemi lumenj të pastër pa ujëra të zeza, në mënyrë që qytetarët të kenë shërbim efikas i cili do ta përmirësojë grumbullimin dhe trajtimin e ujërave të zeza në komuna.  

Projektet:

Pastrimi i shtratit të lumit Strumica dhe lumit Crna në rajonin e Pellagonisë

Ekspertiza për përmirësimin e menaxhimit të ujit përmes zbatimit më të mirë të ligjeve

Riparimi dhe zgjerimi i rrjetit të kanalizimit në Prilep, Berovë dhe Kumanovë

Studime për projektet për grumbullimin dhe trajtimin e ujërave të zeza  në komunat e Kërçovës, Strumicës, Manastirit, Tetovës, Velesit dhe Shtipit

Ndërtimi i Centralit për trajtimin e ujërave të zeza në komunat e Kërçovës, Radovishit dhe Strumicës