26/12/2012

E mërkurë 24 janar: Komisioni miratoi pakon e saj mujore për shkeljet ligjore

Të mërkurën, më 24 janar 2013, Komisioni Evropian do ta miratoj pakon e saj mujore për shkeljet ligjore. Këto vendime i përfshinë të gjitha shtetet anëtarë të BE-së dhe shumicën e politikave të BE-së dhe kërkon zbatimin e ligjit në Evropë për të mirën e qytetarëve dhe bizneseve.

26/12/2012

E mërkurë 9 janar: Komisioni e prezantoi Qendrën evropiane për krim kibernetikë (EC3)

Më 9 janar, për mediat, do të prezantohet Qendra evropiane për krim kibernetikë (EC3) nga Komisari evropian për çështje të brendshme, Cecilia Malmström dhe nga Shefi i Qendrës, Troels Oerting, para inaugurimit zyrtar i cili do të mbahet në qendrën e Europollit në Hagë më 11 janar. .

10/12/2012

Deklarata e Përfaqësueses së Lartë Kethrin Eshton, në emër të Bashkimit Evropian, mbi Ditën e të Drejtave të Njeriut, 10 dhjetor 2012

Sot, më 10 dhjetor kremtojmë Ditën e të Drejtave të Njeriut. Lufta për të Drejtat e Njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit është fija e argjendë që kalon në marrëdhëniet e jashtme të BE-së.

29/11/2012

Ceremoni për dhënien e shpërblimit për letërsi për vitin 2012 të organizuar nga Bashkimi Evropian

12 fituesit të shpërblimit për letërsi të organizuar nga Bashkimi Evropian do të festohen dhe do të prezantohen në ceremoninë të organizuar më 22 nëntor nga znj. Androulla Vassiliou, Komisare e BE-së për arsim, kulturë, shumë-gjuhësi dhe rini dhe nga znj. Doris Pack, Kryesuese e komisionit të Parlamentit Evropian për kulturë dhe arsim..

26/11/2012

Propozimi i ri i Komisionit për buxhetin e BE-së 2013

Dhjetë ditë pas përfundimit të pasuksesshëm të periudhës së pajtimit për buxhetin e BE-së për vitin e ardhshëm, Komisioni prezanton Propozim Buxhetin e ri për vitin 2013.

7/11/2012

Komisioni propozon udhëtim pa viza për qytetarët e 16 ishujve

Qytetarët të 16 ishujve së shpejti do të munden të udhëtojnë në Shengen zonën pa viza. Me këtë do të hapen mundësi të reja si për qytetarët e BE-së ashtu edhe për qytetarët e këtyre 16 ishujve.

31/10/2012

Makinat do të bëhen më të sigurt më 1 nëntor

Më 1 nëntor, Evropa do të bëj një hapë të madh përpara me hyrjen në fuqi të kërkesave për sigurinë e makinave si një shportë të kërkesave për siguri për makinat të reja.

10/10/2012

Komisioni planifikon hapat e ardhshëm për zgjerimin e BE-së

Sot, për herë të katërt Komsioni Evropian rekomandon fillimin e negociatave të anëtarësimit me ish Republikën jugosllave të Maqedonisë. Rekomandon edhe dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë, me kusht që të përfundohen hapat kryesore të reformave, dhe propozon bisedimet lidhur me Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asocim (SAA) me Kosovën.

9/10/2012

Kremtohet 20 vjetori i tregut të përbashkët: së bashku për rritje të re

Këtë vit shënohet njëzet vjetori i Tregut të Përbashkët Evropian dhe për disa ditë do të filloj Java e tregut të përbashkët. Nën sloganin “Së bashku për rritje të re”, në qytetet Evropiane do të organizohen shumë evenimente në të cilët krijuesit e politikave, partnerët social, biznesi dhe qytetarët do të mblidhen dhe do ti diskutojnë të arriturat dhe sfidat e tregut të përbashkët.

5/10/2012

Pagat e arsimtarëve në shumicën e shteteve Evropiane ulen ose ngrihen

Gjashtëmbëdhjetë shtete Evropiane i kanë ulur ose ngrirë pagat e arsimtarëve si përgjigje të rënies ekonomike. Sipas raportit të publikuar nga Komisioni Evropian me rastin e Ditës së mësuesit, arsimtarët e Irlandës, Greqisë, Spanjës, Portugalisë dhe Sllovenisë janë më të prekur nga kufizimet buxhetore dhe masat për kursim.

28/09/2012

Avancim drejtë transparencës: identifikues i ri i legjislacionit evropian

Më 24 shtator, Këshilli i miratoi konkluzionet e grupit punues për e-Ligjin lidhur me aplikimin zgjedhor të të ashtuquajturin Identifikuesit evropian legjislativ (ELI), të kryesuar nga Qeveria e Luksemburgut. Ndër tjerash, ELI, ofron zgjidhje për identifikim unik dhe qasje elektronike deri tek legjislacionet nacional dhe evropian.

24/09/2012

Qendra e Përbashkët Hulumtuese (JRC) Dita informative e shërbimit të brendshëm shkencor të Komisionit Evropian,

Shërbimi i brendshëm Shkencor i Komisionit Evropian, Qendra e Përbashkët e Hulumtimit dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës organizojnë bashkarisht një ditë informative në Shkup. Pançe Kralev, Ministër për Arsim ...

17/09/2012

Mjedisi jetësor: Java Evropiane për Lëvizshmëri 2012 "Lëvizim në drejtim të duhur''

Me qindra qytete dhe qyteza evropiane do të marrin pjesë në edicionin e 11-të të Javës Evropiane për Lëvizshmëri nga 16 deri më 22 shtatori, 2012. Ftohen qytetarët t'iu bashkohen aktiviteteve që promovojnë mënyra alternative të transportit dhe zvogëlojnë përdorimin e veturave.

14/09/2012

Mjedisi jetësor: Gjuha e përbashkët lidhur me ekspozimin në zhurmë

Matja e ekspozimit në zhurmë do të jetë dukshëm më e lehtë falë metodave të reja të matjesë së zhurmës, të publikuara sot. Të dhënat e krahasueshme lidhur me ekspozimin në zhurmë në Evropë janë parakusht për krijimin e politikave të BE-së për të zvogëluar ndotjen e zërit, gjë që paraqet brengë gjithnjë e më të madhe shëndetësore dhe ekonomike në mbarë Evropën.

30/07/2012

Duke i përcjellë hapat e Albert Londres

Duke filluar nga 8 deri më 24 gushtë, 30 studentë të gazetarisë nga Franca dhe Ballkani Perëndimorë do të mblidhen me qëllim që të kryejnë një detyrë e cila përfshin raportin nga qytetet e Osjekut, Nishit, Tuzllës, Sarajevës, Mostarit, Nikshiqit, Shkodrës dhe Shkupit.

25/07/2012

Deklaratë nga zëdhënësi i përfaqësueses së lartë të Catherine Ashton pas takimit me Kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi

Përfaqësuesja e lartë Catherine Ashton sot u takua me Kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçin, si pjesë të shkëmbimeve të tyre të rregullta për progresin e Kosovës dhe agjendën e saj evropiane

19/07/2012

Deklaratë nga Komisarja e BE-së për sulmin terrorist në Burgas, Bullgari

"Komisioni Evropian e dënon ashpër sulmin tmerrues terrorist mbi qytetarët e Izraelit në Bullgari. Mendimet tona janë të drejtuara tek viktimat, familjet e tyre dhe të dashurit e tyre në Bullgari dhe Izrael."

18/07/2012

Deklaratë nga Herman Van Rompuy, pas takimin me Presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga

Kam nderë që ta mirëpres Presidenten Atifete Jahjaga në vizitën e saj të dytë të Brukselit.. Takimi i sotëm na mundësoi të diskutojmë për zhvillimet e fundit vendore në Kosovë, për marrëdhëniet tona bilateral dhe për çështje rajonale.

18/07/2012

Raporti i Progresit, në suaza të mekanizmit të bashkëpunimit dhe verifikimit për Bullgarinë dhe Rumaninë

Komisioni do ta miratojë raportin e progresit, në suaza të mekanizmit për bashkëpunim dhe verifikim për Bullgarinë dhe Rumaninë. Me këtë do të shihet progresi i arritur gjatë pesë viteve të fundit, prej fillimit të procesit për bashkëpunim dhe verifikim.

16/07/2012

Mali i Zi merr ndihmë nga Evropa për të luftuar zjarrin e pyjeve

Mekanizmi evropian për ndihmë civile, koordinon ndihmën për të luftuar zjarret në Mal të Zi. Të shtunën, Mali i Zi kërkoi ndihmë për t’u përballur me zjarret e shumta të pyjeve, të cilat e kapluan pjesën veriore të vendit.

10/07/2012

Kredi 100 milionë euro për Republikën e Maqedonisë

Banka Evropiane e Investimeve dhe Banka e Maqedonisë për Zhvillim, sot në Shkup nënshkruajtën marrëveshjen për kredi 100 milionë euro, kredi e orientuar drejt projekteve financiare në Republikën e Maqedonisë.

26/04/2012

Ambienti jetësor: Komisioni kërkon nga Austria të përputhet me legjislacionin e BE-së lidhur me vlerësimet e ndikimeve nga ambienti jetësor

Komisioni Evropian po i bën thirrje Austrisë për të harmonizuar legjislacionin e vet nacional për vlerësimin e ndikimit të ambientit jetësor, në pajtim me rregullat e BE-së. Komisioni është i shqetësuar se efektet potenciale të ambientit jetësor në krijimin e një piste skiimi në Austri, nuk ishin vlerësuar sipas ligjit të BE-së.

04/04/2012

BE-ja e konfirmon pozicionin e saj si donator më i madh i ndihmës në vitin 2011

Me ndihmë për zhvillim prej 53 miliard euro në vitin 2011, Bashkimi Evropian dhe 27 shtetet anëtarë të BE-së mbeten donatorë më të mëdha, duke siguruar më shumë se gjysmë të ndihmës zyrtare për zhvillim në botë, shifra preliminare për ndihmën zyrtare për zhvillim të publikuar nga OECD.

04/04/2012

Komisioni i largon shpenzimet e panevojshme për regjistrimin e automjeteve në tjetër shtet anëtarë të BE-së

Çdo vit, qytetarët dhe kompanitë e BE-së duhet të lëvizin rreth 3.5 miliona makina në tjetër shtet anëtar të BE-së, dhe duhet ti regjistrojnë në bazë të legjislacionit kombëtarë.

03/04/2012

Legjislacion kundër monopoleve: Komisioni hap procesin gjyqësor kundër kompanisë Motorola

Komisioni Evropian ka hapur dy hetime oficiale kundër kompanisë “Motorola Mobility Inc.”, që kanë të bëjnë me rregullimin e monopoleve. Komisioni do të vlerësojë nëse Motorola ka keqpërdorur dhe në kundërshtim me angazhimet e saj si organizatë që përcakton standarde, ka shfrytëzuar disa nga patentet e veta esenciale për të ndryshuar konkurrencën në Tregun e Brendshëm, duke thyer kështu rregullat e BE-së mbi monopolin.

21/03/2012

Inaugurim i Agjencisë së re të BE-së për sisteme të mëdha IT

Agjenci e re për menaxhimin e sistemeve të mëdha informatike do të inaugurohet nesër në Talin të Estonisë, në prezencën e Komisionarin për çështje të brendshme Cecilia Malmström. Detyra kryesore e agjencisë do të jetë të siguroj se informacionet për vizat (VIS) dhe EURODAC sistemet të punojnë 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë. Agjencia duhet të jetë plotësisht operative në dhjetor të vitit 2012.

20/03/2012

U shpallën fituesit e Çmimit të BE-së për Trashëgiminë Kulturore 2012

Fituesit të Çmimit të Bashkimit Evropian për Trashëgimi Kulturore 2012 / Evropa Nostra u shpallën sot na Komisioni Evropian dhe nga Evropa Nostra (shih listën më poshtë). Shpërblimet do të dorëzohen më 1 qershor gjatë ceremonisë në Manastirin Jerónimos në Lisbonë...

13/03/2012

Komisionerja Reding mbi legjislacionin e ri të BE-së lidhur me trashëgiminë jashtë kufijve

Komisionerja e BE-së për Drejtësi Vivian Reding, dhe Zëvendës Presidente e Komisionit Evropian, pas votimit në seancën plenare të Parlamentit Evropian në Starzbur tha:

13/03/2012

MEDIA Mundus: 5 milion euro të Komisionit ndihmë për projektet ndërkombëtare të filmit

Rreth 35 projekte që kanë të bëjnë me filmin, do të pranojnë vlerën prej gjithsej 5 milionë euro financim përmes programit MEDIA Mundus – bashkëpunimi nërkombëtar i Bashkimit Evropian dhe programit këmbyes për industrinë audiovizuele. Projektet do të ndihmojnë në distribuimin më të madh të filmave evropianë në tregjet jo-evropiane dhe anasjelltas.

05/03/2012

Turizmi do të bëhet shtytësi ekonomik i vitit 2012

Zëvendës Presidenti i Komisionit Evropian Antonio Tajani, Komisioner për Industri dhe Sipërmarrje, tha: "Pasuria kulturore dhe natyrore e kontinentit tonë, si dhe traditat shekullore të mikpritjes janë akoma të afërta për evropianët.

01/03/2012

Inflacioni i zonës Euro është vlerësuar 2.7%

Inflacioni vjetor i zonës Euro pritet të jetë 2.7% në shkurt të vitit 2012 sipas një vlerësimi të zyrës statistikore të Bashkimit Evropian - Eurostat. Në janar 2012 inflacioni ishte 2.6%.

29/02/2012

Buxheti i BE-se për vitin 2011 "është implementuar 99.7%!"

99.7% (në detyrime financiare) të buxhetit të BE-së u implementuan në vitin 2011 dhe u ekzekutuan 99.2% të pagesave të votuara. Nga buxheti i përgjithshëm i 123.2 miliardë euro në pagesa, vetëm 375 milionë euro nuk janë omplementuar (në krahasim me 1.6 miliardë euro të paimplementuara në vitin 2010).

08/02/2012

U aprovuan rregulla e reja për ‘Verën Organike’

Rregullt të reja për “verën organike u aprovuan nga Komiteti i Përhershëm për Bujqësinë Organike (KPBO), dhe do të publikohen në gazetën zyrtare në javët e ardhshme. Me rregulloret e reja, të cilët do të zbatohen prej fillimit të vitit 2012, kultivuesit e verës organike do të munden ta përdorin termin “verë organike” në etiketat e tyre.

02/02/2012

Satelitë dhe lanserë të ri për sigurimin e fillimit të Galileo në vitin 2014

Me nënshkrimin e kontratave të mëtejshme për satelitë dhe lanserë në Londër, Galileo është në rrugë të drejtë për të siguruar shërbime të përmirësuara satelitore naviguese për qytetarët në vitin 2014.

02/02/2012

Liderët për vitin 2011 për inovacione në BE

Tabela e BE-së për vlerësimin e inovacioneve përfshin indikatorë për vlerësimin e inovacioneve dhe analizimin e trendëve për 27 shtetet anëtare të BE-së, si edhe për Kroacinë, Islandën, ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Norvegjinë, Zvicrën dhe Turqinë. Gjithashtu përfshinë edhe krahasime të bazuara mbi një grup të indikatorëve të reduktuar mes 27 shteteve anëtare të BE-së dhe 10 konkurrues global.