10 dhjetor 2014

Deklaratë nga Përfaqësuesja e lartë Federika Mogerini në emër të BE-së me rastin e Ditës së të Drejtave të Njeriut

Sot e festojmë Ditën e të Drejtave të Njeriut për të shënuar miratimin e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut para 66 viteve nga ana e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

01 dhjetor 2014

Epokë e re për politikat e drejtësisë dhe punëve të brendshme të BE-së

Sot është një ditë historike për bashkëpunimin në sferën e policisë dhe drejtësisë për çështje kriminale në Bashkimin Evropian. Prej sot, 1 dhjetor 2014, pesë vjet pasa hyrjes në fuqi të Traktatit të Lisbonës, autorizimet e zakonta të Komisionit dhe Gjykatës së Drejtësisë do të vlejnë njëlloj në këtë sferë, sikur edhe në çdo sferë të drejtësisë së BE-së.

25 nëtor 2014

1 nga 4 vdekje të shkaktuar nga kancerit në BE28 – Kanceri në mushkëri kancer kryesor fatal

Në vitin 2011 në BE28, kanceri ishte shkaktarë për vdekjen e 1.181 milionë njerëz, përgjegjës për mbi një të katërtat të vdekjeve në tërësi (26.3%). Gjatë 10 viteve të fundit, për deri sa numri i të vdekurve është ulur (-0.5%), numri i vdekjeve të shkaktuar nga kanceri është rritur për 6.3%...

12 nëntor 2014

Instrumenti eksplorues Rosetta i Agjencisë Evropiane për Gjithësi , nesër do të aterojë në një kometë

Më 12 nëntor, instrumenti eksplorues Rosetta Philae duhet të bëjë zbarkimin e parë në një kometë, në momentin kur do të aterojë në Kometën 67P/Churyumov–Gerasimenko.

11 nëntor 2014

Punësim: Komisioni propozon 1.2 milionë euro nga Fondi i Globalizimit për ish punonjësit të Fiatit në Poloni

Komisioni Evropian ka propozuar që Polonisë ti ndahen 1.2 milionë euro nga Fondi Evropian për Adaptim ndaj Globalizimin (EGF) që të ndihmohen 777 punëtorët që janë bërë tepricë nga prodhuesi i automjeteve Fiat Auto Poland të gjejnë punë të re.

9 nëntor 2014

Java e parë shumë e zëntë për Mogherini

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Federica Mogherini javën e saj të parë në zyre e filloj me agjendë të plotë. Ajo nëpërmjet telefonit bisedoi me disa ministra të punëve të jashtme të BE-së dhe kishte gjithashtu bisedë telefonike me Sekretarin Shtetëror të SHBA-së John Kerry.

9 nëntor 2014

Deklaratë e Kryetari i Komisionit Evropian Juncker më rastin e 25 vjetorit nga rënia e Murrit të Berlinit

Në këtë ditë shumë të rëndësishme, para 25 ditë, u rrëzua një mur dhe bota përgjithmonë ndryshoi. Gjermania u ribashkua. Dhe Gjermania e bashkuar u bë katalizator për unitetin evropian.

05 nëntor 2014

Mbledhja e parë e kolegjiumit të Komisionit Junker

Sot, Komisioni i ri Evropian i udhëhequr nga Presidenti i vet Zhan -Klod Junker mbajti mbledhjen e vet të parë në Bruksel.
Pas votimit miratues të Parlamentit Evropian më 22 tetor 2014, Komisioni morri detyrën më 1 nëntor.

30 tetor 2014

Konferencë për shtyp
Ceremoni për nënshkrim të marrëveshjes financiare dhe prezantim të dokumentit strategjik të vendit

Të enjten, më 30 tetor 2014, në ora 10:00hrs, në Sekretariatin për Çështje Evropiane do të mbahet ceremoni për nënshkrimin...

15 tetor 2014

Delegacioni i Bashkimit Evropian shpallë Çmimin Zhan Mone 2014

Delegacioni i Bashkimit Evropian e shpallë edicionin e 12 të Çmimit Zhan Mone për arritje më të mira në përfshirjen e çështjeve që kanë të bëjnë me BE-në dhe anëtarësimin e vendit në BE.

15 tetor 2014

Çmimi Zhan Mone 2014

Delegacioni i Bashkimit Evropian shpall Çmimin Zhan Mone 2014

Çmimi Zhan Mone do të ndahet në tre kategori për arritjet më të mira në përfshirjen e çështjeve që kanë të bëjnë me BE-në dhe anëtarësimin e vendit në BE:

17 tetor 2014

Taksat dhe grantet për studentët dallohen shumë në Evropë

Në bazë të raportit, të publikuar sot nga rrjeti i Komisionit Evropian Eurydice, niveli i taksave, granteve dhe kredive për studentët dallojnë shumë në Evropë.

6 tetor 2014

Ebola: BE-ja ndihmon në dërgimin e ndihmës deri në Siera Leone

Këtë javë, pajise mjekësore e siguruar nga Mbretëria e Madhe, u dërgua në Freetown, Siera Leone në Afrikën Perëndimore. Kargoja përbëhej nga dy makina ambulancë, pajisje dhe krevat për ndërtimin dhe funksionimin e një qendre me 92 krevat për kurim dhe katër makina të tjera.

30 shtator 2014

Konferenca Zhan Mone 2014: ç’pritet më tej prej studimeve të Bashkimit Evropian?

E ardhmja e studimeve të BE-së është në fokus të Konferencës vjetore Zhan Mone për këtë vit, e cila mbahet në Bruksel më 1 dhe 2 tetor. Ngjarjen do ta shpallin të hapur Presidenti i Komisionit Evropian José Manuel Barroso dhe Androulla Vassiliou, Komisioner për Arsim, Trajnim, Multilingualizëm dhe Rini.

25 shtator 2014

Të fluturojmë në hënë: 300 qytete të gatshme për Natën e Hulumtuesve Evropianë

Destinacioni hënë – fillojmë numrimin mbrapsht, motorët e ndezur! Nëse ndonjëherë keni dashur të dini se si është të jesh astronaut në hapësirë apo shkencëtar mjeko-ligjor që ndihomn të zbulohet ndonjë mister vrasjeje, atëherë mos mungoni në ngjarjen vjetore Nata e Hulumtuesve Evropianë (26 shtator).

23 shtator 2014

Në Varshavë u zgjodhën shkencëtarët më të mirë të rinj të Evropës

Më në fund, pritja përfundoi. Gjatë javës së kaluar, libraria e Universitetit i Varshavës ishte e stërmbushur me shkencëtarë premtues të rinj. 110 hulumtues në moshë 14 deri në 20 vjet i prezantuan projektet e tyre gjatë një garë shumë intensive, me shpresë se do ta impresionojnë jurinë ndërkombëtare.

22 shtator 2014

Studimi mbi ndikimin e Erasmus konfirmon se skema e BE-së për shkëmbim të studentëve i rritë mundësitë për punësim dhe lëvizshmërinë e punës

Të rinjtë që kanë studiuar dhe trajnuar jashtë jo vetëm që fitojnë njohuri në disiplina të veçantë, por i forcojnë edhe aftësitë kryesore transversale që vlerësohen shumë nga punëdhënësit.

8 shtator 2014

BE-ja e përkrah misionin e Unionit Afrikan për luftë kundër ebollës

Komisioni Evropian do të siguroj 5 milion euro për misionin e ri në Unionin Afrikan (UA) "Mbështetje kundër përhapjes së ebolës në Afrikë” (ASEOWA) që do ti bashkon përpjekjet e ndaljen e përhapjes së sëmundjes në këtë rajon.

25 gusht 2014

Robotët ofrojnë ndihmë në ndërtimin e aeroplanëve Airbus

Përpjekja për t’u ngjeshur në hapësira të ngushta, për të kryer detyra shpesh të përsëritura dhe për të jetuar me lëndime të kurrizit: këtij realiteti të përditshëm të punës në ndërtimin e aeroplanëve së shpejti do t’i vijë fundi.

4 gusht 2014

Lufta kundër zjarreve të pyjeve në Evropë - si funksionon

Çdo vit në Evropë ndodhin zjarre shkatërruese, duke shkatërruar mijëra hektarë pyje. Shtetet të Evropës Jugore janë në rrezik më të madh, por edhe shtetet tjera evropiane nuk janë imune.

17 korrik 2014

Shtetet e BE-së i largojnë pengesat për tregun e përbashkët evropian

Sipas edicionit të fundit të Tabelës së tregut të përbashkët, i publikuar sot nga Komisioni Evropian, nga vera e kaluar, shtetet e BE-së i kanë rritur përpjekjet e tyre për ta lehtësuar jetën, punën ose të bërit biznes në ndonjë shtet tjetër të BE-së.

15 korrik 2014

Komisioni do të filloj konsultim publik mbi mbrojtjen e treguesve gjeografik të prodhimeve jobujqësore

Sot, Komisioni Evropian do të shpallë një dokument të gjelbër për konsultim lidhur me zgjerimin e mundshëm të treguesve gjeografik për mbrojtjen e produkteve jobujqësore.

10 korrik 2014

Edhe një vit i suksesshëm për Erasmus

Statistikat e fundit për Erasums të publikuar sot nga Komisioni Evropian bëjnë të ditur se 270 000 student – rekord i ri – kanë përfituar nga grantet e BE-së për të studiuar ose për tu trajnuar jashtë vendit në periudhën 2012-2013.

1 korrik 2014

Presidenti Barroso e shpalli zëvendësimin e 4 komisarëve që dhanë dorëheqje

Pas zgjedhjeve të fundit evropiane, 4 komisarë kanë dhënë dorëheqje që sot, më 1 korrik, ti marrin pozitat e reja në Parlamentin Evropian.

25 qershor 2014

Bisfenoli A (BPA) kufizohet rreptësishtë tek lodrat

Sot Komisioni Evropian ka vendosur që ta përmirësoj sigurinë e lodrave duke përcaktuar një kufizim të rreptë prej 0.1 mg/l (limit për migrim) në lodrat për fëmijë deri në moshë tre vjeçare dhe për çdo lodër që mund të futet në gojë.

19 qershor 2014

Në vitin 2013 shtetet anëtare të BE-së kanë dhënë mbrojtje për 135 700 kërkues të azilit

Gjatë pesë viteve të fundit, mbi 570 000 kërkues të azilit u është dhënë status mbrojtës në BE. Tre grupet më të mëdha të përfituesve të statusit mbrojtës në 28 shtetet anëtare të BE-së mbeten qytetarët të Sirisë (35 800 persona 26% nga numri i plotë i perosnave të cilave u është dhënë status), Afganistani (16 400 ose 12%) dhe Somalia (9 700 ose 7%).

17 qershor 2014

BE-ja e avancon qasjen komerciale të të dhënave nga observimi i Botës

Sipas propozimit të prezantuar sot nga Komisioni Evropian në Bruksel, institucionet afariste dhe hulumtuese së shpejti do të kenë qasje më të besueshme deri tek të dhënat satelitore të observimet komerciale të botës.

10 qershor 2014

Çfarë mund robotët të bëjnë për ty

Mbrojta shëndetësore: operimet kirurgjike më pak invasive dhe më precize
Në operimet kirurgjike, robotika mund ta bëjnë operimin më pak invasive dhe më précis, me që do të rritet gjasat për mbijetes dhe do të zvoglohet koha për shërim.

29 maj 2014

Ndihma e Bashkimit Evropian për Serbinë dhe Bosnjën dhe Hercegovinën pas vërshimeve

Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina janë duke luftuar me pasojat e rënda që kanë pasur një ndikim serioz edhe mbi shumë pjesë të Kroacinë. Që nga fillimi i gjendjes emergjente, Bashkimi Evropian është duke treguar solidaritet ndaj shtetet e prekur dhe do të vazhdoj t’ju ndihmoj atyre ta tejkalojnë dhe të shërohen nga gjendja dramatike.

14 maj 2014

Gjykata e anuloj direktivën për shkëmbim ndërkufitar të informacioneve lidhur me kundërvajtjeve në trafik

Më 19 maj 2008, Komisioni dërgoi propozim deri tek Parlamenti dhe Këshilli një direktiv që parashikonte ta ndihmoj shkëmbimin e informacioneve lidhur me disa kundërvajtjeve në trafik dhe zbatimin e sanksioneve. Propozimi ishte i bazuar mbi kompetencat e BE-së në lidhje me sigurinë e transportit.

15 prill 2014

Ueb faqja e re e BE-së do të ofrojë qasje të lehtë dhe transparente për të dhënat e ndihmave

Një instrument i ri unik interneti i cili ofron qasje të lehtë në dhëna të qarta, të plota dhe të sakta lidhur me ndihmën humanitare dhe ndihmën për zhvillim në gjithë botën u lançua nga Komisioni Evropian, në Mbledhjen e Nivelit të Lartë të Partneriteti Global për Bashkëpunim Efektiv zhvillimor në Meksikë.

14 prill 2014

Barazia gjinore: Veprimi i BE-së është duke nxitur progres të vazhdueshëm

Në vitin 2013, Komisioni Evropian vazhdoi me veprimet për ta përmirësuar barazinë midis grave dhe burrave, përfshirë edhe hapa për tejkalimin e dallimeve në punësimet, pagat dhe mospërputhjet pensionare si edhe për ta luftuar dhunën dhe të promovoj barazi në procesin e vendimmarrjes.

20 mars 2014

Projekti për trurin njerëzor u bë më i madh

Një nga iniciativat më të mëdha të financuara nga BE-ja, Projekti i Trurit Njerëzor (HBP), sot shpalli përfituesit e konkursit të vet me vlerë prej 8.3 milionë euro për partner të rinj.

20 mars 2014

U shpallën fituesit të Çmimit evropian për trashëgimi kulturore 2014/Çmimet evropiane Nostra

Sot, nga Komisioni Evropian dhe Evropa Nostra u bënë publik fituesit të Çmimit evropian për trashëgimi kulturore 2014/Çmimet evropiane Nostra.

18 mars 2014

Interneti i të nesërmes fillon sot: bëhuni gati!

Me afër 2.5 miliardë shfrytëzues në mbarë botën, interneti sot përbën pjesë të konsiderueshme të jetës tonë. Por sfida të reja paraqiten gjatë gjithë kohës dhe Evropa duhet të mendoj para kohe me qëllim që interneti të vazhdoj të ofroj shërbime dhe aplikacione të reja por edhe mundësi të reja afariste

10 mars 2014

“Çfarë kuptimi ka zgjerimi i BE-së për ty?” Përfshirja e të rinjve në konkurs për zgjerimin

Komisioni Evropian organizon konkurs të titulluar “Çfarë kuptimi ka zgjerimi i BE-së për ty”? i cili u dedikohet të rinjve nga BE-ja dhe nga shtetet që janë pjesë të procesit për integrim në BE. Fituesit do të shpërblehen me një vizitë dy ditore në Bruksel dhe e-lexues.

10 Mars 2014

Varfëri: Komisioni e prezanton miratimin final të Fondit të ri evropian për ndihmë për më të varfrit

Komisioni Evropian e prezantoi sot miratimin definitive të Fondit të ri evropian për ndihmë dedikuar më të varfërve (FEAD) nga Këshilli i Ministrave

10 mars 2014

Kompani gjermane fiton çmimin për nxitje nga BE-së në vlerë prej 2 milion euro për teknologjinë inovative të vaksinave 

Kompania gjermane biofarmaceutike CureVac GmbH është fituese e çmimit të pare nxitës i BE-së

12 mars 2014

Çmimi për inovatoret femra 2014: Komisioni i shpërblen fituesit nga Gjermania, Holanda dhe Spanja

Para kremtimit të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Komisioni Evropian shpalli fitueset e Çmimit të BE-së 2014 për Inovatoret Femra. Ato janë Saskia Biskup (Gjermani, çmimi i parë), Laura van 't Veer (Hollandë, çmimi i dytë) dhe Ana Maiques (Spanjë, çmimi i tretë).

07 mars 2014

Gjallërimi i muzeve? Mjete të reja për të bërë muzetë interaktivë

@chessexperience është hartuar nga partnerë francezë, anglezë, gjermanë dhe grekë në projekt të financuar nga BE-ja, i cili do të ekspozohet në Kuvendin e Inovacionit #EUIC2014 në Bruksel, më 10-11 mars.

24 shkurt 2014

BE-ja e hapë rrugën për 5G

Deri në vitin 2020, do të ketë 30 herë më shumë trafik të internetit mobil në krahasim me vitin 2010.

17 shkurt 2014

Roaming: sondazhet tregojnë se kur do të përfundojnë kostot për roaming, kompanitë e telekomunikacionit do të fitojnë 300 milion konsumatorë

94% of Europeans who travel outside their home country limit their use of services like Facebook, because of mobile roaming charges, according to a new survey of 28,000 EU citizens.ipas sondazhit të zbatuar mbi 28000 qytetarëve të BE-së, 94% të evropianëve që udhëtojnë jashtë shteteve të tyre e kufizojnë shfrytëzimin e shërbimeve siç është Facebook, për arsye të kostove për roaming.

14 shkurt 2014

Industria elektronike paraqet plan për ta bërë Evropën lider global në mikro dhe nano-elektronikën

Drejtorët e industrisë elektronike i kanë treguar Zëvendës Kryetarit të Komisionit Evropian Neelie Kroes se Evropa mund të fitoj deri më 60% të tregut të ri elektronik...

12 shkurt 2014

Standarde të reja për makina që komunikojnë do ta vendosin Evropën në maje të teknologjisë

Imagjinoni se udhëtoni vet, dhe një mesazh shfaqet në xhamin mbrojtës me vërejtje për aksident që sapo ka ndodhur.

4 shkurt 2014

Mjedisi: Gjenerata e zgjuar i thotë humbjes së mbeturinave!

The latest phase of the European Commission's 'Generation Awake' campaign focuses on the environmental, economic, social and personal consequences of using resources unsustainably.

30 janar 2014

"Hani mire – që të ndjehesh mirë": Komisioni propozon kombinim dhe përforcim të skemës ekzistuese shkollore për qumësht dhe pemë

Sot, Komisioni Evropian publikoi propozim për ti bashkuar dy skemat të ndara shkollore për ushqim, Skema shkollore për qumësht dhe Skema shkollore për pemë, në një kornizë të përbashkët.

22 janar 2014

Objektivat 2030 lidhur me klimën dhe energjinë për ekonomi të BE-së më konkurrente, më të sigurt dhe me emisione më të ulëta të karbonit

Ulja e emisioneve të gazrave serrë deri më 40% në krahasim me nivelin e vitit 1990, objektiva e gjerë e detyrueshme për BE-në për energji të ripërtërira prej më së paku 27%, ambicie të reja për politikat të efiqiencën së energjisë...

20 janar 2014

Rīga and Umeå: Kryeqytetet evropiane të kulturës për vitin 2014

Çdo vit, qytetet që janë zgjedhur për Kryeqytete të kulturës evropiane – në vitin 2014 Umeå dhe Rīga – sigurojnë një dëshmi të gjallë për pasurinë dhe llojllojshmërinë e kulturës evropiane.

20 janar 2014

Lëvizja e lire e njerëzve: Komisioni përballet me diskriminimin mbi qytetarët mobil të BE-së që e shkaktohet nga tatimet

Dispozitat tatimore të shteteve anëtare të BE-së do të rishqyrtohen me qëllim që të sigurohet se nuk do ti diskriminojnë qytetarët mobil të BE-së.

14 January 2014

BE-ja ndanë 575 milionë euro për hulumtime më të reja shkencore përfshirë edhe hulumtime për materien e zezë, energjinë e zezë, orën gjeokimike

Këshilli evropian për hulumtim (ERC) sot ka bërë përzgjedhjen e 312 shkencëtarët më të mirë për konkursin e parë Grante për Konsolidim.

13 janar 2014

Dritë e gjelbër për Erasmus+: Më shumë se 4 milionë njerëz do të fitojnë grante për zhvillim të aftësive dhe mundësisë për punësim

Programi i ri i BE-së për arsim, trajnim të rinj dhe sport, Erasmus+ u aprovua nga Parlamenti Evropian dhe do të filloj në janar.

10 janar 2014

Letonezët janë duke e shpenzuar latin e tyre të fundit

Hyrja e euros në Letoni është në fazë përfundimtare. Më 15 janar lati nuk do të jetë më valutë zyrtare. Të mërkurën 8 janar, më shumë se nëntë