5 nëntor 2015

Projekt i financuar nga BE-ja: A mund të shohim me veshët tona?

Program i ri kompjuteristikë që i transmeton imazhet vizuale në tinguj dhe muzikë u mundëson njerëzve të verbër të shohin fytyra dhe objekte të tjera përmes veshëve të tyre, ndërsa rezultatet i frymëzojnë kirurgët të trurit ti ndryshojnë qëndrimet e tyre se si funksionojnë shqisat.

3 nëntor 2015

Kriza e refugjatëve: Komisioni Evropian me ndihmë humanitare në Siri

Komisioni Evropian do të ndaj 62 milionë euro për ndihmë humanitare që ti ndihmoj personat e shpërngulur brenda në Siri nga konflikti.

29 tetor 2015

Është publikuar Erasmus+ udhëzuesi i programit, versioni 2016

Programi Erasmus+ synon që ti nxis shkathtësitë dhe kapacitetin për punësim, si dhe ta modernizoj arsimin, trajnimin dhe punën e të rinjve. Programi shtatë vjeçar do të ketë buxhet prej 14.7 miliardë euro; rritje prej 40% në krahasim me të kaluarën, që e reflekton përkushtimin për investim në këtë sfera.

27 tetor 2015

U shpallën12 festivalet më të mira në Evropë

12 festivale nga 10 shtete të Evropës kanë marrë shpërblime për inovacionin dhe përcaktim të trendëve për prezantim të artit dhe kulturës para publikut në Evropë.

19 tetor 2015

BE-ja i afron shkencëtarët refugjat

Universitetet Evropiane do të kenë mundësi të punësojnë refugjat shkencëtarë me skemën për punësim që ka për qëllim që ta ndihmoj krizën me refugjatët në Evropë.

19 tetor 2015

Elektronika me teknologji të lartë (high-tech) do të ndihmoj në kërkimin për jetë në gjithësi

Projekti TeraComp ka zhvilluar 'terahertz receiver' më modern që mund të detektoj gjurmë dhe mbeturina nga jeta në gjithësi.

29 shtator 2015

Dita ndërkombëtare e personave më të moshuar – 1 nga 8 persona në BE deri në vitin 2080 mund të jenë mbi 80 vjet - Njerëzit më të moshuar – më pak rrezik nga varfëria dhe nga përjashtimi social

Bashkimi Evropian, si tërësi përballet me një popullsi që vjetrohet. Në vitin 2014, përqindja e personave mbi 65 vjet në BE ka arritur 18.5% dhe parashihet që kjo përqindje të rritet deri në 30% në vitin 2080.

22 shtator 2015

Është miratuar Korniza e re për barazi gjinore dhe fuqizimin e femrave: Transformimi i jetëve të vajzave dhe grave përmes Marrëdhënieve të Jashtme të BE-së (2016-2020)

Dje, Komisioni Evropian dhe Shërbimi Evropian Për Marrëdhënie të Jashtme (EEAS) miratuan kornizë të re për veprimet e BE-së për barazi gjinore dhe fuqizimin e pozitës së femrave në marrëdhëniet e jashtme të BE-së.

9 shtator 2015

Gjendja në BE: Kryetari i Komisionit Evropian do të mbaj fjalim në Parlamentin Evropian

Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, më 9 shtator, në ora 09:00 do të mbaj fjalim për sfidat me të cilat përballet Evropa. Kjo do të jetë fjalimi i tij i parë prej kur Parlamenti e zgjodhi në këtë post pas zgjedhjeve evropiane që u mbajtën në maj të vitit 2014.

2 shtator 2015

Komisioni Evropian e miratoi qëndrimin e saj para mbajtjes së Samitit Botëror Humanitar 2016

Komisioni Evropian sot e miratoi Komunikatën 'Drejtë Samitit Botëror Humanitarë: partneritet global për veprime efektive parimore humanitare '. Komisioni e përcakton vizionin strategjik për riformulim të veprimeve humanitare para mbajtjes së Samitit Botëror Humanitar në vitin 2016.

1 shtator 2015

Pesë filma të financuara nga BE-ja në qendër të vëmendjes të Festivalit të Filmit në Venecie

Pesë filma të financuara nga BE-ja garojnë në edicionin e 72 të Festivalit prestigjioz ndërkombëtare i filmit në Venecie i cili do të filloj më 2 shtator.

22 korrik 2015

Plani investues në Evropë: Fondi evropian për investime strategjike do të hyjë në funksion në vjeshtë

Komisioni Evropian sot i vendosi blloqet e fundit për investime ne ekonomin reale. Pakoja e masave për të cilat është arritur sot marrëveshja do të siguroj që Fondi evropian...

20 korrik 2015

Transport automatik pa shofer

Avancimi i teknologjisë të makinave pa shofer mund ta revolucionarizojë mënyrën se si udhëtojmë. Projekti i financuar nga BE-ja punon që të zhvilloj sistem prototip pët transport...

17 korrik 2015

Lufta kundër zjarreve të pyjeve në Evropë – si funksionon

Çdo vit në Evropë ndodhin zjarre shkatërruese, duke shkatërruar mijëra hektarë pyje. Shtetet të Evropës Jugore janë në rrezik më të madh, por edhe shtetet tjera evropiane nuk janë imune...

15 korrik 2015

Pamje nxitëse për ndërtime historike

Duke i parë katedralet në Evropë, lehtë mund të harrohet se edhe guri nuk zgjat përgjithmonë. Pa konservim efektiv, gypat do të kapin erozion, qelqi do të njolloset ndërsa bankat për horret kalben...

15 korrik 2015

Komisioni e publikon pakon e verës për klimë dhe energji

Sot, Komisioni si pjesë të Strategjisë të Unionit të Energjisë, i prezantoi propozimet që do të sjellin marrëveshje të re për konsumatorët të energjisë...

02 korrik 2015

Aviacioni: operator të certifikuar do ti lehtësojnë procedurat burokratike dhe përmirësojnë sigurinë ajrore

Sot, Komisioni dhe Agjencia Evropiane për Siguri të Aviacionit (EASA) e lëshuan autorizimin e parë të vetëm për siguri të aviacionit ndaj 22 operatorë të shteteve të treta. Këto certifikate do të jenë të vlefshme në mbarë BE-në.

01 korrik 2015

Komisioni e përshëndet marrëveshjen për përmirësimin e mbrojtjes së konsumatorëve për prodhime të sigurimeve

Komisioni Evropian e përshëndeti arritjen e marrëveshjes që ndodhi mbrëmë vonë për propozimin për një Direktivë e ri-shqyrtuar e njohur si Direktiva për dhënien e sigurimeve.

30 qershor 2015

Fundi i kostove për roaming në BE në qershor të vitit 2017

Faturat e mëdha të celularëve që paraqesin barë për buxhetin tuaj për pushim, interneti i cili nuk i plotëson premtimet: këto përvoja së shpejti do të jenë një kujtim i vjetër.

23 June 2015

Facebook foto garë “Evropa në rajonin tim”

Komisioni Evropian organizon Facebook foto garë e titulluar Evropa në rajonin tim. Gara ka për qëllim që të ritë vetëdijen për projektet e BE-së që kanë bërë ndryshim të vërtet në komunitetet lokale.

18 maj 2015

Tregtia me emisione të gazit: 2014 shënon ulje të emisioneve

Emisioni i gazeve serë nga instalimet që marrin pjesë në Sistemin tregtues të emisioneve në BE (EU ETS), sipas informacioneve të Regjistrit të Unionit, vitin e kaluar janë ulur për rreth 4.5%.

14 Maj 2015

Përfundime të përbashkëta nga Dialogu ekonomik dhe financiar ndërmjet BE-së, Ballkanit Perëndimorë dhe Turqisë

Më 12 maj 2015, si pjesë të Këshillit ECOFIN, në Bruksel u mbajt Dialogu ekonomik dhe financiarë ndërmjet Bashkimit Evropian, Ballkanit Perëndimorë dhe Turqisë.

13 maj 2015

Komisioni Evropian e prezanton agjendën evropiane për migracionin

Komisioni Evropian e prezantoi agjendën evropiane për migracionin në të cilën përfshihen masat e menjëhershme që do të ndërmerren me qëllim që të tejkalohet kriza në Mesdhe si edhe hapat që do të merren në vitet e ardhshme për menaxhim më të mirë të migracionit në çdo aspekt.

8 Maj 2015

Mesazhi i Komisarit Han me rastin e Ditës së Evropës

Dita e Evropës është një ditë për të festuar por edhe për të reflektuar. Në vitin 1950, Ministri i Punëve të Jashtme të Francës, Robert Schuman, e prezantoi idenë e tij për një formë të re të bashkëpunimit politik dhe ekonomik në Evropë, që do ta bëjë luftën në Evropë të pamundur.

28 mars 2015

BE-ja në mënyrë të suksesshme i lansoi dy satelitët Galileo

Programi satelitor për navigacion i BE-së, Galileo, sapo ka lëshuar dy satelite në orbitë. Lansimi u realizua më 27 mars në ora 22.46 nga porti kozmik evropian në afërsi të Guineës Franceze. Ne kemi pranuar sinjale që na kanë siguruar se janë pozicionuar siç është pritur.

05 Mars 2015

Rrumbullaksimi i tregut të brendshëm të energjisë: 100 milionë euro për lidhjen e rrjeteve energjetike evropiane

Komisioni e hapi thirrjen për propozime në kuadër të Instrumentin për Lidhjen e Evropës (CEF) për financimin e projekteve kryesore trans-evropiane për infrastrukturën energjetike.

03 mars 2015

Ajri ne BË është shumë më i pastër se sa në dekadën e kaluar

Raporti i ri, i publikuar sot, tregon se politika e koordinuar e BE-së për mjedisin ka dhënë përfitime të dukshme për qytetarët gjatë pesë viteve të fundit. Qytetarët e Evropës gëzojnë ajër dhe ujë më të pastër...

20 shkurt 2015

Masa të reja në BE për mbrojtjen e viktimave

Direktiva për të drejtat e viktimave, do të iu mundësoj viktimave të drejta më të fuqishme për mbrojtje dhe mbështetje në mbarë Bashkimin Evropian.

09 shkurt 2015

Qëndrueshmëria për furnizim me energji – një nga themelet e projektit për Union të Energjisë

Sot, përfaqësues nga Austria, Bulgaria, Greqia, Hungaria, Italia, Romania, Sllovenia dhe nga Sllovakia si dhe Zëvends Kryetari i Komisionit Evropian për energji Marosh Shefçoviç dhe Komisari për aktivitete klimatike dhe energji Miguel Arias Cañete e mbajtën takimin e parë të Grupit të nivelit të lartë të Lidhjes së gazit në Evropën Juglindore (CESEC).

27 janar 2015

Shpëlarja e parave: listë për pronarët e kompanive për luftë kundër krimin e taksave dhe financimin e terroristëve

Pronarët e kompanive do të duhet të regjistrohen në regjistrin qendror të shteteve të BE-së, i hapur edhe për autoritetet edhe për njerëzit me “interes legjitim”, siç janë gazetarët, sipas marrëveshjes Parlament/Këshillë të miratuar të martën nga komitetet për marrëdhënie ekonomike dhe monetare.

22 janar 2015

3.07 miliardë euro nga fondet e BE-së për Slloveninë

Komisarja për politik rajonale, Corina Creţu, më 22 dhe 23 janar do ta vizitoj Slloveninë me qëllim që zyrtarisht ta shpallë Marrëveshjen për partneritet të miratuar më 30 tetor 2014.

22 janar 2015

OJQ-të, liria e mediave dhe roli i BE-së në thelb të debatit të Hungarisë për të drejta të njeriut

Goditja e fundit mbi një OJQ, liria e mediave dhe mundësia që BE-ja të mbikqyrë gjendjen e të drejtave fundamentale në shtetet anëtare, ishin ndër çështjet kryesore që u shtruan në një dëgjim publik mbi të drejtat e njeriut në Hungari.

21 janar 2015

Zëvendës Kryetari: Liria e mediave, përfshirë edhe internetin, janë kanale vitale për lirinë e shprehjes

Gjatë fjalimit të tij në Fondacionin Evropian të Internetit në Bruksel, Zëvendës Kryetari i Komisionit Evropian, Andrus Ansip i prezantoi qëndrimet e tij lidhur me nevojën për arritjen e baraspeshës së drejtë midis rruajtjes të internetit si një forum të hapur ...

20 janar 2015

Viti evropian i zhvillimit: viti i çdonjërit

Viti 2015 është vit i veçantë për zhvillim. Është Viti i parë Evropian për aktivitete të jashtme dhe roli i Evropës në botë.

19 janar 2015

Ofensivë Investuese e BE-së: Komisioni dhe Banka Evropiane e Investimeve vënë në funksion shërbimin e ri këshillimor për instrumentet financiare

Më 19 janar, Komisioni Evropian, në partneritet me Bankën Evropiane të Investimeve, fillojnë fi-compass, një shërbim të ri këshillimor lidhur me instrumentet financiare për Fondet Strukturore dhe Investuese Evropiane. Ky shërbim është pjesë e një qendre "të përgjithshme" këshillimore ...