25 nëntor 2016

Federika Mogerini me rastin e Ditës ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Femrave


Porosi e përfaqësuesit të lartë\Zëvendës-Kryetari Federika Mogerini me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Femrave

Secilën herë që shënojmë Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Femrave, pranojmë dështim të shoqërive tona. Gratë dhe femrat janë të synuara – në shtëpi, në komunitetet e tyre ose në vendet e punës – anembanë botës. Bashkimi Evropian nuk është përjashtim: përkundrazi, jemi dëshmitar të një tendence shqetësuese që i mposhtë arritjet të cilat i kemi marrë për asgjë. Femrat janë viktima të dhimbjes dhe shumë shpesh duhet të ballafaqohen vet me këtë barë. Megjithatë, dhuna ndaj femrave është dhunë ndaj gjithë shoqërisë: e tërë shoqëria duhet të reagojë, duke filluar prej meshkujve.

Si politik-bërës, kemi përgjegjësinë më të madhe për mbrojtjen e femrave dhe rritjen e vetëdijes: Bashkimi Evropian ka përhapur projekte të synuara gjithandej botës, gjithashtu edhe nëpërmjet Planit Aksionar Gjinor të BE-së për vitin 2016-2020 dhe brenda kufijve tanë. Për shembull, jemi duke dhënë përkrahje për femrat e reja që i thonë “jo” martesës me detyrim dhe jemi duke punuar me familje dhe udhëheqës lokal të cilët nuk luftojnë gjymtimin gjenital të femrave. Jemi duke ndihmuar në përhapjen e porosisë se dhuna ndaj femrave është shenjë e dobësisë së meshkujve, e jo e forcës së tyre.

Për shkak se kjo është luftë kryesore dhe prioritare kulturore që i përfshin të gjithë, ku mediat kanë rol shumë thelbësor. Çdo fjalë duhet të përzgjidhet me shumë kujdes kur kemi të bëjmë me dhunën në bazë gjinore dhe nuk duhet të ketë fjalë tjetër të përshkrimit të kundërvajtësve përveç se fjalës “kriminel”. Kriminel të cilët i privojnë femrat dhe gratë nga e drejta e tyre për të studiuar, për të punuar, të zgjedhin partnerin e tyre ose ta braktisin atë, kriminel të cilët i privojnë ato nga liria e tyre.