10 janar 2017

Prezantimi i prioriteteve të Presidencës Malteze

Teksa Malta po merr nën udhëheqje Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian në janar të vitit 2017, BE- ja ballafaqohet me sfidat më të vështira në historinë e saj 60-të vjeçare. Valët e pashembullta të emigracionit, rritja e popullsisë në mbarë kontinentin, ngecja ekonomike në disa nga shtetet anëtare dhe jehona e pritur si pasojë e referendumit për Brexit në Mbretërinë e Bashkuar në qershor të vitit 2016, na tregojnë se këto janë kohëra të ndryshimeve të mëdha globale.

Motoja e Presidencës Malteze është ri Bashkimi (rEUnion). Ky nuk është një program legjislativ, por një filozofi dhe mënyrë e të punuarit. Kjo nënkupton rilidhjen me njerëzit, të dëgjuarit dhe të punuarit për popullin, ndarjen e barrës dhe përfitimeve nga anëtarësia në BE në mënyrë të drejtë mes njerëzve dhe shteteve dhe rivendosje të ndjenjës për bashkëpunim dhe fqinjësi të mirë në këto kohëra kur frustrimi është në rritje.

Malta ka hartuar një numër të prioriteteve të përshkruara në detaje në programin e tyre. Këto janë temat:

  • Migrimi
  • Tregu i përbashkët(tregu i vetëm)
  • Siguria
  • Përfshirja sociale
  • Politika Fqinjësore Evropiane
  • Tregu detar

Migrimi dhe azili paraqesin një ndër prioritetet më të larta. Qëllimet e kësaj fushe janë nxitja e reformave në Sistemin e Përbashkët Evropian për Azil në mënyrë që të ndahet barra në mënyrë të barabartë mes shteteve anëtare, dhe të sigurohet që kjo çështje të mbetet në krye të agjendës politike.

Malta gjithashtu do të përqendrohet në përforcimin e Tregut të Vetëm të BE-së, një zone e madhe e tregtisë së lire e vlerësuar si pasuria më e madhe e BE-së. Prioritetet në këtë fushë kyçin gjithashtu fund të pagesave të roaming-ut, si dhe rrëzimin e gardhit digjital që pengon disa qytetarë të BE-së në blerjen e mallrave dhe shërbimeve nga vende tjera të BE-së - praktikë kjo e njohur si gjeo- bllokim.

Pas sulmeve të tmerrshme terroriste viteve të fundit në mbarë botën, siguria paraqet shqetësim primar tek qytetarët e çdo vendi. Presidenca Malteze do të angazhohet në zhvillimin e propozimeve konkrete që adresojnë sfida rajonale dhe globale duke ruajtur vlerat themelore të vetë ekzistencës së BE-së andaj diplomacia efektive në mbetet mekanizmi kryesor në këtë fushë.

Politika sociale paraqet një gjë për të cilën Qeveria Malteze ka shumë kujdes. Puna në këtë fushë do të udhëhiqet nga konsultimet e afërta me partnerët social, shoqërinë civile dhe qytetarët me qëllim që të përmirësohet barazia gjinore dhe të drejtat e minoriteteve dhe grupeve të rrezikuara.

Siguria dhe prosperiteti i Evropës janë të ndërlidhura me ato të fqinjësisë sonë. Duke qenë të alarmuar për efektet fillestare të jostabiliteti nga jashtë kufijve të BE-së, Presidenca Malteze do të përqendrojë përkushtimin e BE-së në stabilizimin e fqinjësisë sonë.

BE-ja vazhdimisht do të jetë e varur nga detrat dhe oqeanet. Përqendrimi i punës në këtë fushë do të jetë i fokusuar në sigurimin e jo vetëm qëndrueshmërisë së oqeaneve, por edhe në qeverisjen efektive për të nxitur rritjen në fusha të tilla si turizmi detar dhe transportit detar.

Për më shume informata vizitoni: http://bit.ly/2iXvEgV