Vizitoni evenimentet të BE-së

Mbi 400 evenimente u realizuan gjatë 3 viteve të fundit, përfshirë këtu edhe debate, seminare, konferenca për shtyp, tryeza të rrumbullakëta, ligjërata, panaire, ekspozita, projektime filmike, koncerte etj, të cilat mblodhën së bashku njerëzit nga të gjithë sektorët e shoqërisë.

Qendra Informative e BE-së ka pajisje të plotë për përkthim, audio, dhe pajisje prezantuese të cilat mundësojnë një mjedis të mrekullueshëm për organizim të suksesshëm të evenimenteve, përbrenda një hapësire të me 64 ulëse.

Ne pranojmë grupe të organizuara vizitorësh. Ligjëratat për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, si dhe për studentët e universiteteve organizohen rregullisht në suaza të projektit “Dyer të hapura për nxënësit”. Për vizita të organizuara grupore, ju lutemi na kontaktoni në emailin në vijim:euinfo@euic.mk

Organizatat që janë të interesuara të organizojnë evenimente që janë të lidhura me BE-në në Qendrën Informative të BE-së mund të aplikojnë me mbushjen e Kërkesës për rezervim të Qendrës Informative të BE-së dhe me dërgimin e saj në këtë e-mail: euinfo@euic.mk. euinfo@euic.mk. Kërkesa mund të zbritet këtu here:: Organizatat e interesuara duhet ti marrin parasysh kriteret në vijim :

  • tema e evenimentit duhet të jetë e lidhur ngushtë me politikat, kriteret, programet dhe iniciativat e Bashkimit Evropian
  • prioritet kanë projektet që janë të financuara nga BE-ja
  • Kërkesa duhet të dërgohet së paku dy javë para ditës së organizimit të evenimentit
  • më së shumti tre evenimente partnere mund të organizohen në javë
  • një organizatë mundet më së shumti dy herë në vit ti shfrytëzoj hapësirat e Qendrës Informative të BE-së
  • kohëzgjatja e evenimentit duhet të jetë në kuadër të një dite pune
  • në evenimentet është prioritet prezenca e mediave
  • Evenimentet të organizuara të shtunën mund të fillojnë në ora 10 dhe të përfundojnë në ora 13