BE-ja dhe Bujqësia

Politika bujqësore e BE-së – e njohur si politika e përbashkët bujqësore (CAP) – siguron që prodhimi i duhur evropian i ushqimit është në hap me komunitetet komunitetet rurale që janë ekonomikisht të qëndrueshme dhe ndërmerr veprime lidhur me sfidat e mjedisit, siç është ndryshimi i klimës, menaxhimi i ujit, bioenergjia dhe biodiversiteti.

Bujqësia dhe pyjet përfshijnë pjesën më të madhe të territorit të BE-së dhe luajnë një rol kyç në përcaktimin e fuqisë së ekonomive rurale dhe peisazhit rural. Bujqësia ende ka për të bërë një kontribut të vlefshëm për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik. Bujqit kryejnë funksione të ndryshme që shtrihen nga prodhimet bujqësore ushqimore dhe jo-ushqimore deri në menaxhimin e fshatit, ruajtjen e natyrës, dhe turizmin. Prandaj, bujqësia mund të përshkruhet se ka shumë funksione.

  • Evropa është eksportuesi dhe importuesi më i madh botëror i ushqimit, kryesisht nga vendet në zhvillim
  • Sektori evropian i bujqësisë përdor metoda të sigurta, të pastërta dhe të dobishme për mjedisin, duke prodhuar produkte cilësore për të përmbushur kërkesat e konsumatorëve
  • Sektori bujqësor i BE-së u shërben komuniteteve rurale. Roli i tij nuk është vetëm të prodhojë ushqim por poashtu të garantojë edhe mbijetesën e fshatit si vend për të jetuar, punuar dhe për t’u vizituar

Politika bujqësore e Evropës vendoset në nivel të BE-së, nga qeveritë e Shteteve Anëtare dhe pastaj zbatohet nga ato. Ajo ka për qëllim mbështetjen e të ardhurave të bujqve duke i inkurajuar gjithashtu për të prodhuar produkte me cilësi të lartë, të kërkuara nga tregu, dhe mbështesin ata për të kërkuar mundësi të reja të zhvillimit, të tilla si burimet e përtëritshme të energjisë të cilat nuk janë të dëmshme për mjedisin.

Në procesin e marrjes së anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian, ish Republika Jugosllave e Maqedonisë ka të drejtën e ndihmës financiare para-anëtarësuese për bujqësi të qëndrueshme, me fokus në përgatitjet për Politikën e Përbashkët Bujqësore.

Përmes Komponentit V të programit IPA, BE-ja kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm rural. Ky komponent mundëson ndihmë financiare për ristrukturimin e bujqësisë dhe sektorin e përpunimit të ushqimit, si dhe përshtatjen e tij me standardet e BE-së, në fushat e efikasitetit të prodhimit, mbrojtjen e mjedisit, shëndetit publik, shëndetin e kafshëve dhe bimëve, mirëqenien e kafshëve, shumëllojshmërinë rurale dhe sigurinë në punë. Ky komponent është i hapur vetëm për vendet kandidate dhe menaxhohet nga Drejtoria Gjenerale për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.

Më shumë informata:

http://eeas.europa.eu/delegations/the_former_yugoslav_republic_of_macedonia
/eu_the_former_yugoslav_republic_of_macedonia/eu_assistance/explaining_ipa/index_en.htm


http://ipardpa.gov.mk/Root/mak/default_mak.asp