BE-ja dhe Inovacioni

Strategjia e BE-së për Inovacion përcakton një qasje strategjike për inovacionin – duke kërkuar rritjen e performancës së hulumtimit dhe inovacionit në Evropë, me anë të përcjelljes më të shpejtë të ideve premtuese dhe zbulimeve nga vizatimet në treg.

Evropa 2020 është strategjia zhvillimore e BE-së për dekadën e ardhshme. Në një botë që ndryshon, BE-ja dëshiron të bëhet një ekonomi e zgjuar, e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse. Këto tri prioritete që përforcohen reciprokisht, duhet t’u ndihmojnë Shteteve Anëtare dhe BE-së të ofrojnë nivele të larta të punësimit, produktivitetit dhe kohezionit social.

Hulumtimi dhe inovacioni janë në krye të agjendës së BE-së për zhvillim dhe vende pune. Shtetet anëtare janë inkurajuar të investojnë 3% të PBN të tyre në Hulumtim dhe Zhvillim, deri në vitin 2020 (1% fonde publike, 2% investim i sektorit privat) – që do të krijojë rreth 3.7 milionë vende pune dhe do të shtojë PBN vjetor për afro 800 miliardë euro.

Bashkimi Evropian nxit inovacionin në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, me anë të programeve FP7 dhe CIP.

FP7 (Programi i Shtatë Kornizë për Hulumtim dhe Zhvillim Teknologjik) është instrumenti kryesor i BE-së për të financuar hulumtimin në Evropë.

Më shumë informata:

http://ec.europa.eu/research/fp7/index_en.cfm

http://cordis.europa.eu/fp7/home_en.html

http://www.sep.gov.mk/default.aspx?ContentID=44

CIP (Programi Kornizë për Konkurrencë dhe Inovacion) përkrah masat e përforcimit të kapacitetit të konkurrencës dhe inovacionit në Bashkimin Evropian. Veçanërisht inkurajon shfrytëzimin e teknologjive të informimit, teknologjive të mjedisit dhe burimet e energjisë ripërtëritëse.

Më shumë informata:

http://ec.europa.eu/cip/

http://www.sep.gov.mk/default.aspx?ContentID=48