BE-ja dhe Kultura

Kultura është në thelbin e zhvillimit dhe civilizimit njerëzor. Kultura është ajo që u mundëson njerëzve të shpresojnë dhe ëndërrojnë, duke nxitur ndjenjat tona dhe duke ofruar mënyra të reja për të parë realitetin. Është ajo që bashkon njerëzit, duke nxitur dialogun dhe duke zgjuar pasionet, në mënyrë që disi bashkon e nuk ndan. Kultura duhet të konsiderohet si një grup i tipareve dalluese shpirtërore dhe materiale që karakterizojnë një shoqëri dhe një grup social. Ajo përfshin letërsinë dhe artet, si dhe mënyrat e jetës, sistemet e vlerave, traditat dhe besimet.

Origjinaliteti dhe suksesi i Bashkimit Evropian është në aftësinë e tij për të respektuar historitë e ndryshme dhe të ndërthurura të Shteteve Anëtare, gjuhët dhe kulturat, duke forcuar njëkohësisht mirëkuptimin dhe rregullat e përbashkëta, të cilat kanë garantuar paqe, stabilitet, prosperitet dhe solidaritet – dhe me këto, respektimin e një thesari të pasur të trashëgimisë kulturore dhe krijimtarisë, e cila është pasuruar gjithnjë e më shumë nga zgjerimet e mëdha. Nëpërmjet këtij uniteti në shumëllojshmëri, respekti për shumëllojshmërinë kulturore dhe gjuhësore dhe promovimi i trashëgimisë së përbashkët kulturore qëndron në thelbin e projektit evropian. Kjo është më shumë se kurrë e domosdoshme në një botë që globalizohet.Me nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit në janar 2008, ish Republika Jugosllave e Maqedonisë filloi të marrë pjesë në Programin Kulturor të BE-së 2007-2013.

Objektivi i përgjithshëm i këtij programi është të zgjerojë zonën e përbashkët kulturore të evropianëve, përmes zhvillimit të bashkëpunimit kulturor ndërmjet krijuesve, aktorëve kulturorë dhe institucioneve kulturore të vendeve që marrin pjesë në program, me synimin për të inkurajuar daljen në sipërfaqe të shtetësisë evropiane.

http://eacea.ec.europa.eu/culture/