Bashkimi Evropian dhe Shoqëria Civile

Organizatat e shoqërisë civile - grupet jo- qeveritare, siç janë sindikatat, shoqatat e punëdhënësve dhe grupet tjera sociale të lejojnë qytetarët të marrin pjesë në krijimin e agjendës politike. Për një vend qe aspiron anëtarësimin në BE, një shoqëri aktive civile kontribuon në plotësimin e kushteve për anëtarësim në BE.

Në disa shtete që dëshirojnë të bëhen pjesë e BE-së, këto grupe mund të mos jenë edhe aq efektive sa duhet, apo kushtet që ato të mund të hyjnë në dialog me autoritetet publik mund t’ju mungojnë, ose legjislacioni për krijimin dhe veprimtarinë e tyre mund të kenë nevojë për përmirësim. Kjo nënkupton që qytetarët nuk kanë ndikim të mjaftueshëm në dhe pronësi mbi reformat që çojnë drejt zgjerimit.
Kështu që BE - ja

  • promovon pjesëmarrjen e qytetarëve në jetën shoqërore dhe politike në vendet kandidate dhe kandidate potenciale
  • monitoron politikat e vendeve kandidate dhe kandidateve potenciale kundrejt organeve të tyre të shoqërisë civile
  • siguron mbështetje financiare nga programet e IPA-së, e në veçanti nga Instrumenti për Shoqërinë Civile

Organizatat e shoqërisë civile (OSHC-të) luajnë rol vital në reformat e realizuara në një vend kandidat për anëtarësim ne BE, siç është Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë. Puna e tyre mund të jetë dëshmohet si vendimtare në përcaktimin e ritmit dhe cilësisë së procesit të aderimit, si dhe në gjenerimin e mbështetjes publike për aderim.

Bashkimi Evropian ka zhvilluar disa programe për mbështetje të OSHC-ve:

  • Instrumenti për Shoqërinë Civile
  • Instrumenti Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut
  • Dialogu dhe konsultimet në Shoqërinë civile

Për më shumë informata vizitoni:

http://eeas.europa.eu/delegations/the_former_yugoslav_republic_of_macedonia
/eu_the_former_yugoslav_republic_of_macedonia/civil_society_dialogue/index_en.htm