BE-ja dhe Studentët

Shkollimi i lartë luan rol vital në shoqëri, duke krijuar njohuri të reja dhe duke ua transferuar ato studentëve dhe duke nxitur dhe kultivuar inovacionin. Veprimet në nivel të BE-së u ndihmojnë institucioneve të arsimit të lartë në mbarë Evropën, në përpjekjet e tyre për të modernizuar, si në aspektin e kurseve që i ofrojnë ashtu edhe në mënyrën se si ata veprojnë.

Strategjia Evropa 2020, Iniciativat më të mira të saj dhe Udhëzimet e Integruara vënë njohurinë në thelbin e përpjekjeve të Bashkimit Evropian, për të arritur zhvillimin e zgjuar, të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës; propozimi i Komisionit për Kornizën vjeçare Financiare 2014-2020 përkrah këtë strategji me një rritje të konsiderueshme të buxhetit të dedikuar për investime në arsim, hulumtim dhe inovacion. Kjo ndodh, për shkak se arsimi, dhe në veçanti arsimi i lartë dhe lidhjet e tij me hulumtimin dhe inovacionin, luan një rol vendimtar në përparimin individual dhe shoqëror, si dhe në ofrimin e kapitalit të kualifikuar njërëzor dhe qytetarët elokuentë, për të cilët Evropa ka nevojë gjatë krijimit të vendeve të punës, për zhvillimin ekonomik dhe për prosperitet. Prandaj, institucionet e arsimit të lartë janë partnerë vendimtarë për shpërndarjen e strategjisë së Bashkimit Evropian, për të nxitur ecjen përpara dhe për të ruajtur zhvillimin.

Bashkimi Evropian përkrah studentët e ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, me anë të programeve Erasmus dhe Erasmus Mundus. Këto programe përkrahin lëvizjen e studentëve dhe profesorëve, dhe bashkëfinancimin e institucioneve të arsimit të lartë që punojnë së bashku përmes projekteve për bashkëpunim transnacional. Ato synojnë të rrisin cilësinë e arsimit të lartë dhe të nxisin dialogun dhe mirëkuptimin mes njerëzve dhe kulturave, me anë të lëvizshmërisë dhe bashkëpunimit akademik.

Kurset e Masterit Erasmus Mundus janë programe të studimit të cilësisë së lartë, në nivelin Master në pothuajse të gjitha disiplinat akademike.

Më shumë informata:

http://ec.europa.eu/education/external-relation-programmes/mundus_en.htm

http://eeas.europa.eu/delegations/the_former_yugoslav_republic_of_macedonia/documents/
more_info/studying_europe_en.pdf

Erasmus është programi më i rëndësishëm i BE-së për arsimim dhe trajnim, i cili u mundëson 200,000 studentëve të studiojnë dhe punojnë jashtë shtetit çdo vit. Përveç kësaj, ky progam financon bashkëpunimin në mes të institucioneve të arsimit të lartë në mbarë Evropën. Programi nuk mbështet vetëm studentët, por edhe profesorët dhe personelin afarist, të cilët duan të mësojnë jashtë vendit, si dhe stafin universitar, i cili dëshiron të trajnohet.

Më shumë informata:

http://ec.europa.eu/education/lifelong-learning-programme/doc80_en.htm