• Shkup
    EUI – FAKULTETI EKONOMIK SHKUP
    Adresa: Fakulteti ekonomik , Universiteti "Shë Kirili dhe Metodi",
    bul. "Krste Misirkov" pn, 1000 Shkup
    Tel. (++389 02) 3286 835
    Tel. (++389 02) 3286 860
    e-mail: eui-sk@eccf.ukim.edu.mk

    Pika informative e BE-së në Librarinë Nacionale dhe Univerzitare “Shn. Kliment Ohridski”
    Adresa: bul. Goce Delchev br. 6, 1000 Shkup
    Tel. (++ 389 02) 3226 846
    e-mail: nul@euinfopoint.mk
  • Kumanovë
    Pika Informative e UE-së, Kumanovë
    Komuna e Kumanovës
    Qendra Informative e Komunës
    Adresa: "11 Oktomvri" bb, 1300 Kumanovë
    tel/faks: (++ 389 031) 438 663
    e-mail: kumanovo@euinfopoint.mk
  • Tetovë
    Pika Informative e UE-së, Tetovë
    Komuna e Tetovës
    Adresa: rr. "Dervis Cara" bb, 1200 Tetovë
    Tel. 070 548 576
    e-mail: tetovo@euinfopoint.mk

    EUI – UNIVERSITETI I EUROPËS JUGLINDORE, TETOVË
    Adresa: Universiteti i Europës Juglindore, "Ilindenska" pn
    1200 Tetovë
    Tel. (++389 044) 356 316
    faks. (++389 044) 356 001
    e-mail: eui-te@seeu.edu.mk
  • Kriva Pallankë
    Pika Informative e BE-së në Kriva Pallankë
    Adresa: “St. Joakim Osogovski” 175, 1330 Kriva Pallankë
    Tel. 031 375 035
    e-mail: krivapalanka@euinfopoint.mk
  • Veles
    Pika Informative e UE-së, Veles
    Komuna e Velesit
    Adresa: rr. "Panko Brashnar" nr.1, 1400 Veles
    Tel. (++ 389 043) 232 406 lok. 226
    e-mail: veles@euinfopoint.mk
  • Koçani
    Pika Informative e UE-së, Koçani
    Komuna e Koçanit
    Qendra Informative e Komunës
    Adresa: "Rade Kratovce" 1, 2300 Koçani
    Tel. (++ 389 033) 279 554
    e-mail: kocani@euinfopoint.mk
  • Manastir
    Pika Informative e UE-së, Manastir
    Komuna e Manastirit
    Qendra Informative e Komunës
    Adresa: bul. "1 Maj" bb, 7000 Manastir
    Tel. (++ 389 047) 208 336
    e-mail: bitola@euinfopoint.mk

    EUi – Fakulteti për administrimin dhe menaxhimin e sistemeve informatike, Bitola
    Adresa: Fakulteti për administrimin dhe menaxhimin e sistemeve informatike, Universiteti "Shën Kliment Ohridski", "Partizanska" pn, 7000 Manastir
    Tel. (++389 047) 259923
    Faks. (++389 047) 259 917
    e-mail: eui-bt@famis.edu.mk
  • Kavadarci
    Pika Informative e UE-së, Kavadarci
    Komuna e Kavadarcit
    Adresa: "Marshal Tito" bb, 1430 Kavadarci
    Tel. (++389 043) 400 217
    Tel. (++389 043) 456 107
    e-mail: kavadarci@euinfopoint.mk
  • Gostivar
    Pika Informative e UE-së, Gostivar
    Komuna e Gostivarit
    Qendra Informative e Komunës
    Adresa: Bul. "Braqa Gjinovski" nr. 61, 1230 Gostivar
    Tel. (++389 042) 218-167
    e-mail: gostivar@euinfopoint.mk
  • Gjevgjeli
    Pika Informative e BE-së në Gjevgjeli
    Adresa: Rru. “Dimitar Vllahov” 4, 1480 Gjevgjeli
    Tel. 034 213 843
    e-mail: gevgelija@euinfopoint.mk
  • Ohër
    Pika Informative e BE-së në Ohër
    Adresa: Rru. “Dimitar Vllahov” 57, 6000 Ohër
    Tel. 046 230 175
    e-mail: ohrid@euinfopoint.mk
  • Dibër
    Pika Informative e BE-së në Dibër
    Adresa: Rru. “8mi Septemvri” bb, 1250 Dibër
    Tel. 046 831 196
    e-mail: debar@euinfopoint.mk
  • Strumicë
    Pika Informative e BE-së në Strumicë
    Adresa: “Blagoj Muçeto” 26, 2400 Strumicë
    Tel. 034 349 040
    e-mail: strumica@euinfopoint.mk

Pikat Informative të BE-së

Delegacioni i Bashkimit Evropian, në vitin 2003 krijoji rrjetin e Pikave Informative të BE-së, të cilat janë të vendosura në disa qytete në mbarë vendin.

Shtatë Pika Informative të BE-së u hapën në Qendrat Informative të Qytetarëve në komunat e Manastirit, Gostivarit, Kavadarcit, Koçanit, Kumanovës, Tetovës dhe Velesit. Me rastin e kremtimit të Ditëes së Evropës në vitin 2009, u hap edhe një Pikë e re Informative e BE-së në Bibliotekën Nacioanle dhe Universitare “Shën Kliment Ohridski”. Delegacioni planifikon të hapë edhe 5 pika informative të BE-së në Ohër, Dibër, Strumicë, Gjevgjeli dhe Kriva Pallankë.

Qëllimi i tyre kryesor është të jenë një vend ku qytetarët mund të mësojnë mbi funksionimin e Bashkimit Evropian, institucionet, politikat dhe programet e tij, si dhe mbi zhvillimin e marrëdhënieve midis BE-së dhe ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë.

Pikat Informative të BE-së ofrojnë qasje pa pagesë në publikimet që kanë të bëjnë me BE-në, qasje pa pagesë në faqet e internetit Europa, si dhe mundësi për të marrë pjesë në takime apo evenimente ku diskutohen tema të BE-së të cilat prekin edhe interesin e qytetarëve.

Aktivitetet specifike të Pikave Informative të BE-së janë si vijon:

  • Organizimi i aktiviteteve edukative (takime me nxënës, diskutime lidhur me tema të caktuara nëpër qendra /shkolla, mundësitë për bursa, etj.);
  • Organizimi i debateve, tryezave të rrumbullakta me përfaqësues nga Shtetet Anëtare të BE-së, përfaqësues nga shtetet kandidate-countries, ekspertë nga vendi;
  • Themelimi i bashkëpunimit me qytetarët, me OJQ-të, sektorin privat, etj., me anë të mundësimit të qasjes në informata që kanë të bëjnë me BE-në (qasje Interneti, bazë të të dhënave, e-mail, takime);
  • Krijimi i kontakteve dhe këmbimi i përvojave me Pikat/Qendrat Informative të vendeve të tjera që kanë apirata për anëtarësim në BE;
  • Bashkëpunimi me mediat lokale për sigurimin e informatave të sakta mbi Delegacionin e BE-së në Shkup, dhe aktivitetet e implementuara në vend nga Shtetet Anëtare të BE-së.

EUi-të

Qendra e parë Evropiane e Dokumentimit (EDC) u hap zyrtarisht në Fakultetin Ekonomik praën Universitetit Shën Kirili dhe Metodi në Shkup, në vitin 1995. Kohëve të fundit Qendra e Dokumentimit u riemërua në EUi. Në vitin 2009 u hapën 2 EUi të reja në Fakultetin e Administrimit dhe Menaxhimit të Sistemeve Informative në Manastir dhe në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.

EUi-të janë pjesë e rrjetit mbarë botëror të Qendrave Informative Evropiane.

EUi-të janë të hapura për mbarë publikun e vendit dhe të rajonit më të gjerë. Ato ofrojnë shërbime për publikun akademik, organet dhe institucionet qeveritare, organizatat joqeveritare, ndërmarrjet dhe për grupet e tjera të interesuara. Resurset e tyre përfshijnë më se 1,500 publikime dhe më se 10,000 vëllime të botuara nga Komisioni Evropian, Këshilli Evropian, Parlamenti Evropian dhe institucionet dhe organizatat e tjera të BE-së. Publikimet përpunohen në mënyrë elektronike, për të krijuar një bazë të të dhënave e cila mund të hulumtohet me kritere të ndryshme. EUi-të gjithashtu ofrojnë shërbime onlajn dhe oflajn për të gjithë përdoruesit e tyre. Ato kanë kolekcion të vechantë të CD-ve me dokumentacionin ligjor të BE-së, të dhëna reference statistike dhe informata të përgjithshme.

Aktivitetet kryesore të EUi-ve janë si vijon:

  • Promovimi dhe shpërndarja e informatave dhe dokumentacionit nga dhe për BE-në,
  • Sigurimi i informatave për vizitorët (kryesisht nga kampusi universitar),
  • Përkrahja e hulumtuesve akademikë dhe profesionalë,
  • Bashkëpunimi dhe këmbimi i informatave me transmetues të tjerë të BE-së

EUi-të janë të hapura çdo ditë pune, prej në ora 07:00 deri në 15:00 (Shkup), 09:00 deri në 17:00 (Manastir), 08:00 deri në 16:00 (Tetovë).
Të gjitha dokumentet dhe publikimet janë të hapura për përdorim por nuk mund të nxiren jashtë objekteve të EUi-ve.