EUROPA PËRMES SATELITIT

Të gjithë vizitorët dhe me gjasë ekspertët dhe hulumtuesit e mediave janë të interesuar për programin Evropa nga Sateliti (EbS).

EbS është shërbim informativ televiziv i BE-së, i cili filloi në vitin 1995. EbS, me anë të satelitit, u ofron profesionistëve mediatikë materiale audiovizuele që kanë të bëjnë me BE-në. Programet janë kombinim i evenimenteve lajv, lajmeve, fotografive të arkivuara (me licencë përdorimi të vechantë) mbi chështjet dhe politikat e BE-së.

Midis materialeve që i ofron EbS-ja, janë:

  • Përmbajtja institucionale e Komisionit Evropian, Parlamentit Evropian, Këshillit të Ministrave, Bankës Qendrore Evropiane dhe institucioneve të tjera.
  • Transmetimi i drejtpërdrejtë i konferencave për shtyp dhe informata të shkurta nga institucionet, seancat plenare të Parlamentit Evropian, nga takimet e Këshillit Evropian;
  • Fotografi të arkivuara, klipe informative dhe video lajme të prodhuara nga Shërbimet Audiovizuele dhe nga institucionet e tjera të BE-së;
  • Shërbimin teletext me informacione mbi programet e Parlamentit Evropian gjatë seancave plenare;
  • Transmetim onlajn o programeve lajv dhe materialeve të EbS (sipas kërkesës) deri në 7 ditë pas transmetimit origjinal;
  • Transmetim onlajn i materialeve audio dhe vizuele (MPEG2 dhe MP3) të cilat mund të shkarkohen drejtpërsëdrejti nga ueb faqja