26 tetor 2016

KONKURSI “BABILON 2017” PËR PËRKTHYES MË TË MIRË TË RI


Delegacioni i Bashkimit Evropian shpalli Konkursin për përkthyes më të mirë të ri “Babilon 2017”.

Konkursi është i organizuar me Shoqatën e Përkthyesve MATA.

Synimi i Konkursit për përkthyesin më të mirë të ri, është të inkurajojë dhe të promovojë përkthyesit e rinj, si dhe të inkurajojë cilësi të lartë në përkthimin e veprave letrare nga gjuhët evropiane në gjuhët të cilat fliten në vend.

Konkursi është i hapur për përkthyes të rinj, jo më të vjetër se 26 vjeç, kurse tekstet e dërguara duhet të jenë përkthime (shkëputje) të veprave letrare: romane, novela, tregime ose prozë dokumentare, nga cilado prej 24 gjuhëve zyrtare të Bashkimit Evropian në cilëndo gjuhë që flitet në vend.

Çmimet do të ndahen për të gjitha gjuhët për të cilat do të pranohen aplikime. Çmimet përbëhen nga: 500 euro çmim në para, anëtarësi vjetore në Shoqatën e Përkthyesve të Maqedonisë MATA, dhe botim të përkthimit të plotë ose të pjesërishëm në revistën Kullturen Zhivot.

Seanca informative dhe një punëtori praktike për pjesëmarrësit potencialë dhe përkthyesit e rinj, do të mbahen më 8 nëntor 2016, në ora 16:00, në Qendrën Informative të BE-së (Shën Kiril dhe Metodi 52 B, 1000 Shkup). Afati i fundit i dorëzimit të teksteve për konkursin është 3 prill 2017.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet në Ditën Evropiane të Gjuhëve 2017, më 26 shtator 2017.


Informata më të hollësishme mbi rregullat e Konkursit mund të gjeni në verigën në vijim: info

Ju lutemi shfrytëzoni këtë formular për aplikim

Pyetjet nga studentët në lidhje me konkursin Babilon