5 maji 2017

DITA E EVROPËS 2017

Delegacioni i Bashkimit Evropian në partneritet me organizata të tjera, ambasada dhe komuna, do të organizojë dhe mbështesë mbi 30 evenimente në të gjithë vendin, me qëllim që të shënojë ditëlindjen e 67-të të Bashkimit Evropian dhe të sjellë procesin e integrimit Evropian më afër qytetarëve.   

Dita e Evropës 2017 do të shënohet në mënyra të ndryshme lidhur me sportin, siç është Maratona e Shkupit dhe Turne në futboll, evenimentet të organizuara nga ana e vendeve anëtare të BE-së, evenimente kulturore, vallëzimi i maturës për maturantët e shkollave të mesme si dhe shumë debate, leksione, gara dhe festival lokale në gjithë vendin.

Anëtarët e Rrjetit informative të BE-së- Info pikave të BE-së në komunat e Dibrës, Ohrit, Gjevgjelisë, Kavadarit, Koçanit, Manastirit, Tetovës, Gostivarit, Strumicës, Kriva Pallankës, Velesit dhe Kumanovës – më 9 maj në ora 12 do të organizojnë hepeningje për Ditën e Evropës 2017 për të festuar idenë Evropiane në nivel lokal. 

Aty gjithashtu do të jetë edhe Autobusi i BE-së i cili do të udhëtojë nëpër vend dhe do t’i vizitojë fshatrat në vazhdim: Negorci, Petrovec, Plasnicë, Sërbinovë dhe Prosenikovë. 

Për informata lidhur me këtë Komunikatë Shtypi, ju lutemi kontaktoni z. Konstantin  Jovanovski, Përgjegjës për Shtyp dhe Informacion. Tel: +389 (0)2 3248 500; e-mail: konstantin.jovanovski@ec.europa.eu