„Mbështetja për punësimin e të rinjve,” është projekt i financuar nga Bashkimi Europian. Qëllimi i këtij projekti është përmirësimi i mundësive për punësimin e të rinjve të papunë, nëpërmjet zgjerimit të aftësive të tyre (njohurive, shkathtësive dhe sjelljeve). Projekti në fjalë i mbështet masat aktive siç vijojnë në tregun e punës (komponentet e projektit: prakticiteti; stërvitje për aftësitë e kërkuara në tregun e punës, stërvitje për afarizëm, stërvitje për aftësi në kërkimin e punës. Afati i fundit për implementimin e projektit është 30.11.2017. Gjuhë zyrtare e projektit është anglishtja. Pozicioni i theksuar më poshtë ka të bëjë me orarin e plotë të punës.

 

APRM-ja boton shpallje për vendin punës siç vijon

për nevojat e projektit “Mbështetja për punësimin e të rinjve”

Nëpunës në Qendrën e punësimit në Qytetin e Shkupit

 

Përgjegjësitë kryesore: Nëpunësi në Qendrën e punësimit në Qytetin e Shkupit do të kryejë aktivitete të përditshme teknike dhe administrative për jetësimin e komponenteve në territorin e qendrës së punësimit, nën udhëheqjen e drejtuesit të projektit dhe nëpunësve  të komponenteve; lehtësimin e procesin të përzgjedhjes së punëdhënësve dhe kandidatëve për arsye të zbatimit të komponenteve në territorin  e qendrës adekuate të punësimit në bashkëpunim me nëpunësit e komponenteve dhe të punësuarve në qendrën e punësimit; realizimin e kontrolleve/monitorimeve të rregullta për cilësinë e aktiviteteve të ndërmarra në suaza të komponenteve  dhe, veçanërisht, nëpërmjet përcjelljes së jetësimit të nënmarrëveshjeve (raportet dhe dokumentet shoqëruese të palëve të nënmarrëveshjeve dhe zbatimin e kontrollit të cilësisë; raportet dhe dokumentet shoqëruese dhe zbatimi i vizitave të kontrollit të cilësisë në zyrat e punëdhënësve), ndihmesa në raportet mujore, kuartale dhe raporteve të tjera për komponentet; përditësimi i informacioneve/ të dhënave të projektit në bazën e të dhënave për grantin direkt; arkivimi i dokumenteve të projektit që kanë të bëjnë me komponentet; pjesëmarrja në përpilimin e materialeve për t’i parë publiku; njoftimi i nëpunësve për komponentet, drejtuesin e projektit dhe koordinuesin e projektit, krijimin e mundësisë për kontrollin e përparimit teknik dhe problemeve; bashkëpunim i ngushtë me koordinuesit në APRM për masat adekuate, si dhe me të punësuarit e tjerë në APRM; sigurimin e mbështetjes dhe ndihmës për ekipin e projektit.

Kualifikimet kryesore:

  • Diploma universitare;
  • Së paku dy vjet përvojë pune në projekt/ dhe (koordinuesi i projektit, nëpunësi për përcjelljen ose koordinimin ose zbatimin e aktiviteteve të projektit etj);
  • Përvoja e punës me donatorët ndërkombëtarë do të konsiderohet si përparësi;
  • Aftësi të mira komunikuese në të folur dhe në të shkruar në gjuhën maqedonase dhe angleze;
  • Njohja e punës me kompjuter;
  • Leje shoferi.

Orari i punës do të jetë tetë orë në ditë, 40 orë në javë. Orari do të jetë prej të hënës deri të premten, prej orës 8.30 deri 16,30. Marrëveshje për punësim me kohë të caktuar prej një muaji dhe mundësi për vazhdimin deri më 30.11.2017, në përputhje me Ligjin e marrëdhënive të punës. Rroga neto do të jetë 23.000,00 denarë.

Aplikuesve u bëhet thirrje që t’i dorëzojnë biografitë e tyre të punës - CV (http://europass.cedefop.europa.eu) dhe letrat e motivacionit në gjuhën angleze, si dhe kopjet e dokumenteve si dëshmi për arsimimin, përvojën e punës, aftësitë (diploma universitare, marrëveshjet/ referencat nga punëdhënësit paraprak, lejen e shoferit) në një zarf të mbyllur nëpërmjet postës ose në dorë, në adresën siç vijon: APRM, rruga “Vasil Gjorgov” nr. 43, 1000 Shkup. Në pjesën e mbrapme të zarfit shënojeni titullin e projektitMbështetja për punësimin e të rinjve” dhe pozicionin për të cilin aplikoni si dhe tekstin "Të mos hapet deri në sesionin e evaluimit”.

Data e fundit e pranimit të aplikacioneve (CV dhe letra e motivacionit) është 19.04.2017, ora 16.30, ndërsa zgjedhja do të bëhet në një afat prej 45 ditësh pas kalimit të afatit të paraqitjes.

Vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në rrethin e ngushtë, do të njoftohen dhe do të intervistohen. Aplikacionet të cilat do të arrijnë pas kalimit të afatit ose që do të dorëzohen në ndonjë mënyrë tjetër (për shembull nëpërmjet faksit ose postës elektronike), ose që do të dorëzohen në adresa të tjera ose që do të dorëzohen në gjuhë të tjera, përveç në anglisht, nuk do të shqyrtohen. Ju lutemi që të mos lajmëroheni në telefon.

Pyetje për mundësi të barabarta, përkatësinë etnike etj., do të sigurojë dhe do të marren parasysh në të gjitha aspektet gjatë procesit të rekrutimit. Kjo shpallje po ashtu është botuar edhe në ueb faqen e APRM-së: www.avrm.gov.mk