21 nëntor 2017

Fushata e Burimeve Njerëzore me fokusim në punësim, arsim dhe drejtat e barabarta

Ekzistojnë tre segmente të rëndësishme që u mundësojnë individëve të zhvillohen dhe të sigurojnë një cilësi më të mirë të jetës. Sigurimi i një pune, arsimi cilësor dhe të drejtat e barabarta janë esenciale.

Bashkimi Evropian i mbështet këto segmente për të siguruar rritjen individuale, si dhe atë socio-ekonomike në vend.

Duke investuar 35,7 milion euro në Programin Operacional të Burimeve Njerëzore 2007-2013, rreth 13,000 qytetarë siguruan mundësi për të kërkuar punësimin e tyre të ardhshëm. 

PUNËSIMI - ATRAKTIMI DHE RRUAJTJA E MË SHUM NJERËZVE NË PUNËSIM

 

Qëllimi kryesor i ndihmës së BE-së është të tërheqë dhe të mbajë individët bashkë me mundësitë e tyre të punës. Ndihma siguron që Agjencia për Punësim dhe Qendrat e saj në të gjithë vendin të ofrojnë masa që rrisin punësueshmërinë e të papunëve si dhe të mbyllet hendeku në kërkesën për tregun e punës. Rezultati i suksesshëm: 13,000 të papunë kanë përfituar dhe 65% tashmë janë të punësuar.

ARSIMI DHE TRAJNIMI - INVESTIMET NË KAPITALIN NJERËZOR PËRMES EDUKIMIT DHE MË TË MIRË DHE AFTËSIVE

Qëllimi kryesor i ndihmës së BE-së është të ofrojë një arsim cilësor dhe sistem trajnimi që është gjithëpërfshirës - kualiteti dhe qasje për të gjithë qytetarët. BE-ja mbështet një sistem të arsimit dhe trajnimit që inkurajon të mësuarit gjatë gjithë jetës dhe zhvillon aftësitë dhe kompetencat që janë esenciale për zhvillimin personal dhe profesional. Kjo shërben si bazë për mundësitë e punësimit. Si rezultat, janë vënduar 69 standarde të reja për Trajnimin Profesional Arsimor dhe janë zhvilluar 58 shkolla, trajnimi i mësuesve (1044 mësimdhënës dhe 63 drejtorë të shkollave) si dhe Qendrat e Karrierës në Universitete. E gjithë kjo me qëllim që të përmbusht standardi dhe nevojat e tregut të punës.

 

 PËRFSHIRJA SOCIALE-MUNDËSI TË BARABARTA DHE PËRFORCIMI I PËRFSHIRJES SOCIALE

 

Qëllimi kryesor i ndihmës së BE-së është parandalimi dhe reduktimi i niveleve të përjashtimit social dhe promovimi i barazisë gjinore dhe mundësive të barabarta për të gjithë ata që kërkojnë punësim. Investimet në shërbimet sociale të bazuara në komunitet, arsim cilësor, trajnim dhe punësim për gjithsej 2.299 persona që morën pjesë në programet, rreth 715 ishin pakica etnike; 350 ishin persona me aftësi të kufizuara; dhe të tjerët përfshinin 290 të ri në rrezik social. Rreth 2.225 (683 gra rome) janë trajnuar në shkathtësi të ndryshme profesionale. 

Videoja e fushatës