18 tetor 2016

Shpallja e konkursit për çmimin Zhan Mone 2016


Delegacioni i Bashkimit Evropian shpall edicionin e 14-të të Çmimit mediatik Zhan Mone për vitin 2016,

për arritjet më të mira lidhur me temën “ ”Përzhino dhe mëtej”.

Çmimi Zhan Mone do të ndahet në 3 kategori konkurrimi

Konkursi për artikullin më të mirë zhurnalistik(artikuj të publikuar në shtyp dhe/ose në ueb)

Konkursi për fotografi më të mirë të raportuesit (për fotografi të publikuara në median e shtypur dhe/ose në ueb)

Konkursi për fotografinë më të mirë amatore



Konkursi për artikullin më të mirë zhurnalistik

Punimet pjesëmarrëse në këtë kategori janë artikuj të autorëve mbi temën “ Përzhino dhe mëtej” , të botuar në gazetat, revistat dhe ueb faqet e vendit, në periudhën prej 18 nëntorit 2015 deri më 19 nëntor 2016.

Juria do të vlerësojë përzgjedhjen e artikujve në bazë të nominimit nga redaktorët e të gjitha mediave të shtypura ose ueb faqeve që distribuohen në vend.(me një tirazh prej me shume se 10.000 në momentin e publikimit të këtij njoftimi)

Shpresojmë se redaktorët do t'i nominojnë Delegacionit të Bashkimit Evropian një gazetar që ka përfshirë temat e BE-së gjatë gjithë vitit dhe maksimum 5 artikuj n lidhje me temën: Përzhino dhe mëtej. Çdo gazetar mund te dërgoje punimet e veta dhe të mare pjesë në konkurrim në mënyrë vetanake.

Artikulli/jt duhet të plotësojë kriteret në vazhdim:

  • Artikulli duhet të jetë lidhur me temën: Përzhino dhe mëtej;
  • Artikulli duhet të jetë botuar në periudhën midis 18 nëntorit 2015 dhe 19 nëntorit 2016;
  • Artikulli duhet të jetë nënshkruar me emrin e vërtetë të autorit;
  • Autori duhet të jetë shtetas i Maqedonisë.

Kopjet e artikujve ne PDF format sëbashku me deklaratën me shkrim të nënshkruar nga ana e autorit, ku garanton se ai/ajo është autore e atij artikulli duhet të dërgohen në e-mail adresën në vazhdim: JMcompetition@euic.mk, edhe atë deri më 20 nëntor 2016 ora 14:00. Gjithë konkurruesve pas dërgimit të artikujve të tyre do t’ju dërgohet e-mail nga ana e EU Info Qendres me të cilin do të konfirmohet pranimi I artikujve të tyre.

Çmimi: statujë, çertifikatë dhe 1.000 euro çmim në të holla


Konkursi për fotografi më të mirë të raportuesit (për fotografi të publikuara në median e shtypur dhe/ose në ueb)

Konkursi është i hapur për të gjithë foto-reporterët dhe fotografët profesionistë të vendit, të cilët mund të dorëzojnë deri në 3 fotografi mbi temën “Përzhino dhe mëtej”, të publikuara në periudhën prej 18 nëntorit 2015 deri më 19 nëntor 2016.

Fotografitë që mund të marrin pjesë në konkurs duhet të plotësojnë kriteret në vijim:

  • Tema e fotografisë duhet të jetë lidhur me temën: “ Përzhino dhe mëtej ”;
  • Fotografia duhet të jetë publikuar në periudhën midis 18 nëntorit 2015 dhe 19 nëntorit 2016;
  • Fotografitë e shfrytëzuara për qëllime komerciale nuk kanë të drejtë të konkurrojnë;
  • Autori duhet të jetë shtetas i Maqedonisë.

Kopjet e fotografisë /fotografive në format digjital (madhësia e secilës prej fotografive duhet të jetë 3-5 MB ), së bashku me një deklaratë me shkrim dhe të nënshkruar nga autori ku garanton se ai/ajo është autori i fotografisë, duhet të dërgohen në e-mail adresën në vazhdim: JMcompetition@euic.mk, : më së voni deri më 20 nëntor, në ora 14:00. Gjithë konkurruesve pas dërgimit të artikujve të tyre do t’ju dërgohet e-mail nga ana e EU Info Qendres me të cilin do të konfirmohet pranimi I artikujve të tyre.

Çmimi: statujë, çertifikatë dhe 1.000 euro çmim në të holla



Konkursi për fotografinë më të mirë amatore

Konkursi është i hapur për të gjithë fotografët e vendit, të cilët mund të dërgojnë një fotografi që ka të bëjë me çështjen e “Ambientit”. Fotografitë që konkurrojnë në këtë kategori mund të publikohen paraprakisht por një gjë e tillë nuk është e nevojshme.

Fotografitë e përshtatshme për konkurs duhet të plotësojnë kriteret në vazhdim:

  • Tema e fotografisë ka të bëjë me Ambientin;
  • Fotografitë e shfrytëzuara për qëllime komerciale nuk janë të pranueshme për konkurs;
  • Autori është shtetas i Maqedonisë.

Konkuruesit në këtë kategori duhet ti dërgojnë fotografitë e tyre në e-mail adresën në vazhdim: JMcompetition@euic.mk, më së voni deri më 20 nëntor 2016, në ora 14:00. Secili nga konkurruesit mund të dorëzoj 1 (një) fotografi (madhësia e fotografisë 3-5 MB) , si edhe deklaratë të nënshkruar nga autori se ajo/ai është autor i fotografisë. Të gjithë konkurruesve pas dërgimit të fotografive të tyre do t’ju dërgohet e-mail nga ana e EU Info Qendres me të cilin do të konfirmohet pranimi I artikujve të tyre. ,

Çmimi: Çertifikatë dhe çmim 500 euro

*Shënim: Delegacioni i Bashkimit Evropian nuk do të mbajë përgjegjësi për detyrimet ligjore që rrjedhin nga ndonjë mosmarrëveshje lidhur me të drejtat autoriale, të cilat do të jenë vetëm përgjegjësi e konkurruesit. Delegacioni i Bashkimit Evropian mban të drejtën për të anuluar kualifikimin e konkurruesit të kontestuar dhe të kthejë çmimin dhe shpërblimin e dhënë.

Ceremonia e ndarjes së çmimit do të mbahet më 14 dhjetor 2016.

Personi për kontakt:

Konstantin Jovanovski
Delegacioni i BE-së 
tel: 3248 537
fax: 3248 501
E-mail: konstantin.jovanovski@eeas.europa.eu