OBJEKTIVAT

Qendra Informative e UE-së u themelua nga Delegacioni i Komisionit Europian në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, me qëllim që të shtojë rrjedhën e informatave mbi UE-në për publikun e gjerë.

Qasja e përgjithshme është që publikut t’i sigurohen informata sistematike, faktike, të sakta dhe gjithpërfshirëse.

Delegacioni i Komisionit Europian ka marrë parasysh rritjen e vazhdueshme të interesimit të qytetarëve lidhur me procesin e anëtarësimit në UE dhe kërkesën e madhe për informata, sidomos pasi që vendi fitoi statusin e vendit kandidat për anëtarësim në UE. Me themelimin e Qendrës Informative të UE-së, Delegacioni ka për qëllim t’i referohet këtij zhvillimi jashtëzakonisht të rëndësishëm në sferën publike, duke njohtuar njerëzit mbi çështjet e Europës. 

Qendra Informative e UE-së tani është vendosur në zyra më funksionale, të cilat ofrojnë kushte më të mira për kryerjen e aktiviteteve të shtuara të komunikimit. 

Qëllimet fundamentale të Qendrës janë:

  • Ngritja e vetëdijes mbi Unionin Europian
  • Shpërndarja e informatave mbi UE-në;
  • Shtuarja e njohurisë mbi UE-në, institucionet, organet dhe mekanizmat e UE-së;
  • Trajtimi i nevojës për informata, për grupe specifike të të interesuarve dhe aksionerëve;
  • Inkurajimi i debateve publike mbi çështjet që kanë të bëjnë me anëtarësimin në UE;
  • Informimi mbi vlerat fundamentale të Unionit Europian
  • Përkrahja e ekspertëve dhe hulumtuesve,
  • Bashkëpunimi dhe këmbimi i informatave me qendrat e tjera informative të UE-së.
  • Angazhimi dhe përkushtimi i personelit të Delegacionit dhe Qendrës Informative të UE-së ndaj nevojës së opinionit publik për informata, është pjesë e pazëvendësueshme në punën tonë të përditshme.