Projekte urbane për ujrat e zeza në Komunën e Kërçovës


Komuna e Kërçovës përbëhet nga këto vendbanime : Zajaz, Oslomej, Kërçovë, Drugovë dhe Vraneshticë, me një  popullsi prej 56.739 banorë. Rrjeti i kanalizimit është i vjetër dhe joefektiv si dhe nuk ka central për trajtimin e ujërave të zeza. Ujërat e zeza shkarkohen drejtpërsëdrejti te pranuesi, që është lumi Zajashka, pa iu nënshtruar ndonjë trajtimi paraprak.

 

Lumi i Zajashka derdhet në lumin e Treskës, i cili është një kontribues i madh i lumit Vardarit dhe konsiderohet si burim i vlefshëm i ujit në vend.

Homologë kryesorë të projekteve të BE-së  janë Ministrinë e Mjedisit jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Komunën e Kërçovës dhe Ndërmarrja Publike Komunale Komunalec.  Bashkëpunimi në mes të palëve të interesuara është i domosdoshme kur bëhet fjalë për sigurimin e dokumentacionit përkatës dhe/ose organizimin e takimeve dhe vizitave në terren të nevojshme për zbatim të lehtë të projekteve.

Në kuadër të IPA I:  në prill të viti 2016, në komunën e Kërçovës filloi ndërtimi i centralit për trajtimin e ujërave të zeza për plotësimin e nevojave të 32,000 banorëve si dhe ndërtimi i një kolektori kryesor në gjatësi prej 4 km. Kjo kontratë u nënshkrua me WTE Wassertechnik GmbH dhe vlera e saj është përafërsisht 6.9 milion euro. Kontratë për mbikëqyrje u nënshkrua me Rutex Ltd. Punimet zhvillohen me rritëm më të ulët se sa që ishte e programuar, por me kualitet të lartë.

Shpenzimet e përgjithshme në kuadër të IPAI: Ndërtim i Centralit për trajtimin ne ujërave të zeza, mbikëqyrje, dhe Kërçova II (studimi dhe përgatitja e tenderit) me vlerë prej përafërsisht  7,5 milion euro.

Në kuadër të IPA II: është parashikuar një investim total prej 15,6 milion euro; kjo do të përfshijë rehabilitimin dhe zgjerimin e rrjetit të kanalizimit në komunën e Kërçovës dhe një shtesë për Centralin për trajtimin e ujërave të zeza, që aktualisht po ndërtohet, që t plotësojë nevojat edhe të 16,000 banorëve tjerë. 

Qëllimi i projekteve IPA I dhe IPA II është që ujërat e zeza, të grumbulluara në komunën e Kërçovës të trajtohen në përputhje me standardet e caktuara në Direktivën e BE-së për trajtimin e ujërave të zeza