Рехабилитација и проширување на канализационата мрежа во Прилеп (фаза 2)


Si rezultat i prioretizimit të bërë në kuadër të studimit për Prilepin, të financuar nga ana e BE-së, gjatësia e përgjithshme e rrjetit të kanalizimit që duhet të rehabilitohet dhe/ose zgjerohet është rreth 67 kilometra. Numri i banorëve që nuk arrijnë të shfrytëzojnë shërbimet e këtij rrjeti të kanalizimit arrin rreth 15,000 banore dhe gjendet kryesisht në pjesën e qytetit në të cilën nuk ka rrjet të kanalizimit (p.sh. Trizla) ose në zonat periferike.  

Gjatësia prej 23 kilometrave investime prioritare në sistemin e kanalizimit ishin të përfshira në Fazën e parë të investimeve për këtë projekt. 44 kilometrat e mbetura të rrjetit të kanalizimit janë në kuadër të këtij projekti. Këto tubacione do të mbulojnë të paktën 95% të popullsisë së Prilepit, duke përjashtuar pothuajse vetëm disa zona ku nuk është i mundur ndërtimi. Janë paraparë rreth 2450 lidhje të reja, ndërsa rrjeti i ri do të përfshijë grumbullimin e ujërave të zeza nga zona industriale jug-perëndimor. Një objektiv tjetër i këtij projekti do të jetë ndarja e sistemit për grumbullimin e ujërave të zeza dhe atij të ujërave atmosferik dhe të ofrojë kushte më të mira për punë të centralit për trajtimin e ujërave të zeza pasi që  pjesa më e madhe e ujërave atmosferik do të transferohen nga rrjeti i ujërave të ndotura në atë të ujërave atmosferik. Ujërat e zeza të Prilepit aktualisht shkarkohen të pa trajtuara në lumin  Prilepska, rreth 2 kilometra në jugperëndim të qytetit.  Pas përfundimit të projektit dhe ndërtimit të centralit për trajtimin e ujërave të zeza , gjithë ujërat e zeza të grumbulluara do të trajtohen para shkarkimit në përputhje me Direktivën e BE-së për trajtimin e ujërave të zeza urbane.

 

Data e fillimit të projektit: 14 dhjetor 2015

Buxheti: 7,684,060 euro

Kontraktues: Ludwig Pfiffer Hoch-und Tiefbau GmbH & Co.KG (Gjermani)

 

STATUSI: rreth 70% të punimeve kanë përfunduar.

 

Kontratë për mbikëqyrje u nënshkrua me EPTISA SouthEast Europe (Sërbi).

Kontributi i përgjithshëm i BE-së: Rehabilitim dhe zgjerim i rrjetit të kanalizimit (Faza II), mbikëqyrje, studim dhe përgatitje të tenderit arrin përafërsisht shumën prej 7 milion euro.