Titulli i projektit: “Rehabilitimi dhe zgjerimi i rrjetit të kanalizimit në Komunën e Berovës”


Qëllimi i përgjithshëm i projektit është përmirësimi i infrastrukturës komunale për grumbullimin  e ujërave të zeza.

Centrali për trajtimin e ujërave të zeza në komunën e Berovës është ndërtuar me përkrahjen e Qeverisë Zvicerane dhe funksionin që nga viti 2010. Megjithatë, për shkak të gjendjes së keqësuar të rrjetit të kanalizimit ekzistojnë një numër i madh i defekteve dhe rrjedhjeve  si dhe nuk ka ndarje të plotë mes ujërave të ndotura dhe atyre atmosferik. Për shkak të zhvillimit dhe rritjes së popullsisë, kapaciteti i rrjetit të kanalizimit nuk është më  i mjaftueshëm. Për funksionim optimal të Centralit ekzistues për trajtimin e ujërave të zeza, vendbanime të reja duhet të lidhen në rrjetin e kanalizimit si dhe duhet të përfundojë ndarja e rrjetit të ujërave atmosferik nga rrjeti ekzistues i kanalizimit. Ka përfunduar ndërtimi i vetëm 25% të rrjetit të ujërave atmosferik, gjë që paraqet problem serioz gjatë shirave të dendura.

Projekti parashikon masa për përmirësimin e rrjetit ekzistues të kanalizimit, të cilat do të kontribuojnë në përmirësimin e standardeve higjienike për popullatën, mbrojtje të lumit Bregallnica dhe funksionim të duhur të Centralit ekzistues për trajtimin e ujërave të zeza.

 

Partnerë kryesorë të projekteve të financuara nga ana e BE-s janë Sektori qendror për financim dhe kontraktim, Ministria e Mjedisit jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, komunat e Berovës dhe  Pehçevës dhe ndërmarrjet e tyre komunale.  

 

Rezultatet e pritura nga projekti janë:

  • Zëvendësimi i kolektorit kryesor të kanalizimit ( bregu i majtë dhe i djathtë i lumit Bregalnica) në Berovë;
  • Ndërtimi i sistemit për grumbullimin e ujerave atmosferik në Berovë;
  • Ndërtimi i kolektorëve primar dhe sekondar të kanalizimit për vendbanimin Smojmirovo;
  • Ndërtimi i gypit kryesor të kanalizimit për vendbanimet Pehçevë dhe Çiflik;
  • Zgjerimi i rrjetit sekondar të kanalizimit në pjesën e Liqenit të Berovës;
  • Ndërtimi i kolektorit kryesor dhe një pjese të rrjetit të kanalizimit në lagjen Vladimirovo.

 

Projekt investimi përfshin rrjet me gjatësi rreth 25km.

Kontraktues: Chemkostav a.s. (SK) në konzorcium me  Konstruktor Renata (MK)

Periudha e implementimit:   Nga maji 2016 deri në gusht 2017 + 12 muaj për pranim teknik.

Buxheti: 3.863.186 EUR (duke përfshirë edhe ato të paparashikuarat) prej të cilave 2.889.663 EUR nga IPA

Statusi: aktualisht projekti ka përfunduar rreth 25% të punimeve.

 

Kontratë për mbikëqyrje është nënshkruar me Louise BERGER (FR) në konzorcium me  Aquafluent (MK).