Qendra informative e BE-së

Programi për punë praktike


Qendra informative e BE-së në Shkup ofron mundësi për pesë seanca të punës praktike gjatë gjithë vitit. Puna praktike është në bazë vullnetare (e papaguar)  dhe praktikantët do të punojnë  me gjysmë orar (20 orë në javë) gjatë një periudhe tremujore.

Qendra informative e BE-së ofron punë praktike prej tre muajsh për të rinjtë. Puna praktike përfshin detyra ekzekutive si mbledhjen dhe dokumentimin e informacioneve, ndihmë gjatë organizimit të evenimenteve, ofrim i informacioneve dhe dhënie të ndihmës vizitorëve të Qendrës informative të BE-së, si dhe aktivitete tërësore siç janë shkrimi i raporteve, fletushkat dhe të tjera.     

Kandidatët duhet të posedojnë njohuri elementare për zhvillimet në BE dhe të jenë të interesuar për procesin e integrimit të shtetit ne BE. Pas përfundimit të punës praktike, praktikantëve do t’ju jepet vërtetim me të cilin vërtetohet se kanë përfunduar  punën  praktike dhe nëse është e nevojshme do t’ju jepet edhe një letër rekomandimi. 

Periudhat në të cilat zhvillohet puna praktike janë:

  • Gusht-Tetor
  • Nëntor-Janar
  • Shkurt-Prill
  • Maj-Korrik

Praktikantët duhet të janë  të pavarur financiarisht gjatë punës praktike me qëllim që të mund ti mbulojnë shpenzimet e udhëtimit, akomodimit si dhe shpenzimet ditore për shkak se puna praktike është papagesë.

Kushtet për aplikim:

  • Praktikantët duhet të janë shtetas të ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, shtetas të një nga vendet anëtare të BE-së ose shteteve që aplikojnë për anëtarësim në BE;
  • Praktikantët duhet të posedojnë diplomë universitare edhe atë së paku 3 vite studime deridiplomike, preferohet në fushën e studimeve evropiane, studimeve ekonomike, shkencave politike dhe drejtësisë. Përveç kësaj, praktikantët duhet të jenë të njoftuar me procesin e integrimit në BE, veçanërisht në lidhje me ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë;
  • Njohja e gjuhës maqedonase dhe angleze ose maqedonase, shqipe dhe angleze është e domosdoshme; gjuhët tjera do të konsiderohen si përparësi;
  • Aftësi të mira kompjuterike janë gjithashtu të nevojshme.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar duhet të dërgoni biografi të shkurtër (CV)  dhe një letër motivimi në e-meil adresën EUinfo@euic.mk, në të cilën duhet të potenconi se jeni të interesuar për punë praktike në Qendrën informative të BE-së, çfarë prisni të mësoni nga ajo dhe si do ta aplikoni këtë njohuri në të ardhmen.