PYETJE – FAKS, TELEFON, E-MAIL

Ekipi i Qendrës Informative të UE-së ka kënaqësinë t’u përgjigjet pyetjeve të vizitorëve dhe publikut të përgjithshëm. Pyetjet që kanë të bëjnë me UE-në mund të na dërgohen në mënyra të ndryshme të komunikimit - faks, telefon, e-mail ose letër.

Qëllimi ynë është të përgjigjemi sa më shpejtë në pyetjet tuaja (varësisht nga ndërlikueshmëria e pyetjes). Gjithnjë do të mundohemi të përgjigjemi sa më saktë por gjithashtu edhe të bashkangjesim materiale sqaruese mbi pyetjet e parashtruara – broshurat (e shtypura ose në PDF), burime plotësuese siç janë ueb-faqet dhe buletinet konkrete, memorandumet dhe dokumentet informative.