QASJA E LIRË NË INTERNET

Qendra Informative e BE-së dhe Pikat e tjera Informative të BE-së në mbarë vendin ofrojnë mundësi për përdorimin e gamës së gjerë të ueb faqeve të BE-së, pa pagesë. Ftojmë vizitorët të eksplorojnë ueb faqet e BE-së, me mundësinë e shkarkimit dhe shtypjes së numrit të vogël të faqeve, pasi që bazohemi në parimin e respektimit të ambientit jetësor. Nëse duhet të shypen numër më i madh i faqeve, ofrojmë mundësinë për të “inçizuar në CD” si alternativë e “djegies” së drunjve.

Vizitorëve mund t’u ndihmojnë ekspertët tanë, për të kërkuar temat specifike në numrin e madh të ueb faqeve të BE-së. Sipas kërkesës mund të bëhen edhe hulumtime onlajn lidhur me tema specifike.