QENDRA EVROPIANE PËR INFORMIM DHE INOVACION – (QEII)

Qendra Evropiane për Informim dhe Inovacion (QEII) është pjesë e një rrjeti global të Rrjetit Evropian të ndërmarrjeve. Ajo përmban më shumë se 600 organizata partnere nga 45 vende, duke përfshirë shoqata të ndërmarrjeve, odat ekonomike, univerzitetet, agjencitë që ofrojnë shërbime për më shumë se 25 milionë ndërmarrje të vogla dhe të mesme. Rrjeti Evropian i ndërmarrjeve administrohet nga Agjencia ekzekutive për konkurrencë dhe inovacion AEKI, e cila është nën Komisionin Evropian dhe përfaqëson një nga instrumentet kryesore për implementimin e Programit Kornizë për konkurrencë dhe inovacion të Bashkimit Evropian.

Qëllimi kryesor i QEII-së është sigurimi dhe mundësimi i një performance të organizuar të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në tregun global, në mënyrë që të tejkalohen pengesat ekzistuese. Përmirësimi i aftësive konkurruese të ekonomisë duke rritur shkallën e NVM paraqet mision thelbësor për QEII-në.

Qendra përfshin aktivitetet në vijim:

  • Ndërkombëtarizimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në sferën e biznesit vendor, transferimi i teknologjisë dhe pjesëmarrja në projektet hulumtuese. 
  • Shpërndarja e informacioneve nga fusha e politikave të BE-së, nisma dhe kurse relevante për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. 
  • Gjetja e partnerëve për bashkëpunim ndërkombëtar për biznes, këmbim teknologjik dhe pjesëmarrje të përbashkët në projekte për zhvillim;
  • Organizimi i evenimenteve ndërkombëtare, funksionimi i kompanive, ndërmjetësimet, takimet e kompanive dhe forma të tjera të bashkëpunimit bilateral dhe multilateral;
  • Krijimi, mbajtja dhe azhurnimi i bazës së të dhënave të kompanive të vendit mbi bashkëpunimin ndërkombëtar;
  • Informata dhe publikime mbi çështje aktuale ndërkombëtare, temat dhe ngjarjet; 
  • Trajnim, ndihmë dhe mështetje për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për pjesëmarrje në Tregun e vetëm Evropian; 
  • Mbështetja e palëve për të participuar në programet e Bashkimit Evropian; (CIP, fb 17 etj);
  • Promovimi i vlerave vendore kulturore dhe promovimi i traditave; 

QEII paraqet konsorciumin e projekteve të koordinuara nga Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Anëtarë të konsorciumit janë Fondacioni për Manaxhim dhe Hulumtim Industrial, Agjencia për Promovimin e Ndërmarrjeve dhe Odave Ekonomike. Pas vendosjes së kontaktit me ndonjë nga këto institucione,ndërmarrjet e vogla dhe të mesme mund t’i përdorin shërbimet e rrjetit falas, me anë të sistemit njësportelësh. 

Film i shkurtër dokumentar për Enterprise Europe Network

Detajet e kontaktit:

Qendra Evropiane për Informim dhe Inoacion – QEII
Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” – Shkup - koordinator 
Bul. Krste Misirkov bb
1000 Shkup
Tel. ++389 2 329 32 04 
Ueb faqe: www.eiicm.com.mk 
                 www.een.mk
e-mail: eiicm@ukim.edu.mk