9 tetor 2017

 
Delegacioni i Bashkimit Europian fton operatorët kulturorë[1] që të dërgojnë propozim projekte për shënimin e Vitit  të Trashëgimisë Kulturore Evropiane 2018[2].
Qëllimi është promovimi i trashëgimisë kulturore si një burim frymëzimi për inovacion dhe krijim artistik bashkëkohor si dhe përforcimin e ndërveprimit mes sektorit të trashëgimisë kulturore dhe sektorëve të tjerë kulturorë dhe sektorëve krijues.
Aktivitetet e përshtatshme duhet të jenë në lidhje me trashëgiminë kulturore dhe mund të përfshijnë ngjarje [3] dhe mund të përfshijnë ngjarje të trashëgimisë kulturore në vendet të cilat janë rindërtuar me fonde nga Bashkimi Evropian. Për referencë më të lehtë, ju lutemi gjeni më poshtë listën e projekteve të financuara nga BE në fushën e kulturës.
Delegacioni i Bashkimit Evropian me një buxhet të përgjithshëm prej 30,000 euro do të mbështesë deri në dhjetë operatorë kulturorë, me një vlerë deri në 3,000 euro për secilin. Buxheti i përgjithshëm mund të jetë më i lartë nëse fondet janë në dispozicion edhe nga burime të tjera. Aktivitetet e projektit duhet të kryhen gjatë periudhës 1 Janar - 31 Dhjetor 2018.
Operatorët kulturorë të interesuar për aplikim duhet të dorëzojnë:
1. Fletë kërkesa paraqet shkurtimisht ekspertizën dhe përvojën e tyre në zonën në të cilën punojnë, listën e projekteve të mëparshme dhe rezultatet e arritura (maksimum 1 faqe);
 
2. Përmbledhje e projektit që përshkruan aktivitetet e propozuara duke përfshirë qëllimet, grupet e synuara, afatet kohore, ndarjen e buxhetit dhe shumën e kontributit të kërkuar (maksimum 3 faqe) 
 
Formulari i aplikimit duhet të plotësohet në gjuhën Angleze dhe të dërgohet me e-mail jo më vonë se 30 tetor 2017, në këtë e-mail euinfo@euic.mk. Aplikimet e dërguara pas afatit nuk do të konsiderohen si të pranueshme.
Zgjedhja e projekteve do të bëhet nga Delegacioni i Bashkimit Evropian. Projektet e përzgjedhura do të njoftohen deri më 30 nëntor 2017. Delegacioni i Bashkimit Evropian mund të vendosë të mbështesë vetëm një ose disa aktivitete të përfshira në propozimin e një aplikanti.
 


[1] Operatorët kulturorë janë entitete që janë aktive në sektorët kulturorë dhe sektorët krijues. Ju lutemi të vini re se personat tjerë nuk mund të aplikojnë.
[2] Për më shumë informacion mbi e Trashëgimisë Kulturore Evropiane 2018, ju lutemi vizitoni: https://ec.europa.eu/culture/european-year-cultural-heritage-2018_en
[3] Ekspozita, preyentim i filmave, lexime letrare, drama, muzikë, seminarë për të rinjtë, garat për fotografi më të mirë, etj.