Tregime Kulturore

Tregime Kulturore është një program që synon promovimin e kulturës evropiane, si dhe kontributin nacional dhe pjesëmarrjen aktive në kulturën evropiane..

Evenimentet kulturore të organizuara nga Delegacioni i BE-së dhe Qendra Informative e BE-së, në bashkëpunim me partnerë të shumtë dhe me program unik, Tregimet Kulturore na sjellin ekspozita, seanca muzikore, projektime të filmit, ligjërata dhe evenimente të tjera kulturore.

Delegacioni i Bashkimit Evropian ne bashkëpunim me Qendrën Informative të BE-së filloi një seancë mujore të quajtur “ Filmi Evropian flet” ne suazat e të cilës do të shfaqen filma evropian të vlerësuar me çmime. Filmat e përzgjedhur që do të shfaqen në kuadër të kësaj seance kanë qëllim edukativ si dhe të nxisin diskutim në lidhje me artin e filmit, kinematografinë Evropiane në fund të shekullit 20 dhe ne fillim të shekullit 21, politikës Evropiane, proceset e migrimit, si dhe tema të tjera të mbuluara me filma të ndjekur nga ana e publikut.

Read more

Debati i parë në serinë e debateve në kuadër të “Forumit krishter filozofik”, u organizua nga ana e Qendrës informative të BE-së në bashkëpunim me Shoqërinë filozofike. Qëllimi i kësaj serie është që forumi të veprojë si një platformë për dialog e cila përbëhet nga diskutime mbi çështje të ndryshme filozofike, teologjike, sociale, politike, etike dhe kulturore.

Read more

Te shtunën, më 4 qershor, nga ora 12:00 deri më 20:00, do të hapet ekspozita "Emigruar në liri", nga projektuesi Goran Kostovski-ind.o.g në sheshin "Une dhe ti" (Me and You), përballë Komunës Qendër, Debar Mahallë, Shkup. Ngjarja është pjesë e projekteve serike nga Storiet Kulturore, organizuar nga Qendrën Informative e BE-së.

Read more

Shtëpia botuese ANTOLOG në partneritet me Delegacionin e Bashkimit Evropian dhe Qendrën Informative të BE-së, organizuan një debate rreth letërsisë evropiane mes autorëve vendas dhe atyre evropian. Tema kryesore e këtij evenimenti ishte letërsia evropiane.

Read more

Në kuadër të edicionit të gjashtëmbëdhjetë të Javës së gjuhës Italiane në botë, Ambasada e Italisë në Shkup në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Evropian organizuan një eveniment tërë ditor në Qendrën Informative të Bashkimit Evropian dedikuar kreativitetit, modës dhe dizajnit italian.

Read more

Potenciali i mozaikut si një industri kreative ishte tema e debatit të sotëm “Në botën e mozaikut” të organizuar në Qendrën Informative të BE-së nga ana e Qendrës për mirëseardhje “Dobredojde”.

Read more

Si shkrimtarët pasqyrojnë gjendjen aktuale të Evropës? Kjo ishte tema e debatit të organizuar nga ana e Goten Publishing – Shkup në Qendrën Informative të BE-së.

Read more

Më 16 mund, si pjesë e programit 'Tregime Kulturore', në bashkëpunim me zyren ndërlidhëse Grege dhe Institutin Francez në Shkup, u mbajt ligjerata me temën "Jeta dhe veprimtaria letrare e Nikos Kazantzakis ", orgaizuar me rastin e 60 vjetorit të vdekjes së shkrimtarit të njohur greg.

Read more

Me rastin e 9 majit – Dita e Evropës, Delegacioni i Bashkimit, Këshill Britanik dhe OSTEN do ti prezantojnë artistët britanik nga koleksioni i Muzeut të vizatimeve OSTEN. Koleksioni britanik i OSTEN-it përbëhet nga 122 artist të Britanisë së Madhe dhe nga rreth 200 vepra. Mes tjerave, koleksioni përbëhet nga vpera të Henry MOORE, Damien HIRST, David HOCKNEY dhe Francis BACON.

Read more

Më 14 prill (e martë) nga ora 19:30, Qendra Informative e Bashkimit Evropian dhe Delegacioni i BE-së në Shkup, organizojnë ligjëratë nga Goran Stefanovski, me temë “Tintini në Ballkan- klishetë e tyre për ne dhe klishetë tona për ata“. Një dramaturg, skenarist dhe eseist i njohur dhe i vlefshëm i vendit, ka folur për stereotipat kulturore dhe sociale që ekzistojnë mes Ballkanit dhe Evropës.

Read more

Ekspozita e punimeve artistike nga artist bashkëkohor evropian “Magjia e malit të kaltër” u hap më 15 shkurt në Qendrën Informative të BE-së. “Magjia e malit të kaltër”, përbëhet nga një serial i ekspozitave të vogla nga tre deri në katër ose gjashtë artist, që ka për qëllim publikut t’ia prezantoj publikut se si një përzgjedhje të artistëve të njohur bashkëkohorë evropian i përjetojnë tiparet rurale të vendit. Veprat e eksponuar artistike janë të krijuar gjatë programit për qëndrim artistik në Art Point - Gumno (fshati Sloeshtica).

Read more

Koncerti i parë në korniza të programit Kompozitorët Bashkëkohorë Evropianë ishte të martën, më 20 tetor, në ora 20:00, në Hamamin Daut Pasha në Shkup. Do të përfshijë pjesë të këtyre tre kompozitorëve me performancën e ansamblit muzikor “Con Tempora”.



Lexo më shumë

 

Shtëpia botuese ANTOLOG në partneritet me Delegacionin e Bashkimit Evropian dhe Qendrën Informative të BE-së organizuan një seri evenimentesh me të cilat muaji tetor shënohet si Muaj i Letërsisë Evropiane përfshirë edhe Antologjinë e poezisë dashurie Evropiane.



Lexo më shumë

 

Më 2 qershor 2015, në Qendrën Informative të BE-së u mbajtë ligjërata“Perandoresha Sisi nga Austria – legjendë ose realitet” – ligjëratë e dr. Lisa Fischer nga Austria. Ligjërata e organizuar nga Ambasada e Austrisë dhe nga Delegacioni i Bashkimit Evropian, është pjesë e programit të Qendrës Informative të BE-së “Tregime kulturore”.



Lexo më shumë

 

Në muajin shkurt, Ambasada e Mbretërisë së Madhe, Fakulteti i Filozofisë – Shkup, Shoqëria Filozofike dhe Qendra Informative e BE-së organizojnë Muajin e filozofisë britanike, pjesë e serisë të evenimenteve Tregime kulturore.



Lexo më shumë

 

Të martën, më 20 janar të vitit 2015, në kinemanë Frosina në Qendrën Kulturore Rinore në Shkup u mbajt koncerti i kuartetit saksofonik nga Riga. Koncerti, pjesë i programit të Qendrës Informative të BE-së “Tregime kulturore”, u organizua nga Delegacioni I Bashkimit Evropian dhe Ambasadës së Letonisë në Pragë, me rastin e Presidencës së Letonisë me Këshillin e Bashkimit Evropian.



Lexo më shumë

 

Të mërkurën, më 28 maj, në ora 11:00, në Qendrën Informative të BE-së, u mbajt tribuna “BE/Ballkan – Letërsi/përfshirje“, në kuadër të aktiviteteve të Destivalit të letërsisë së Ballkanit PRO – ZA. Tribuna, pjesë e programit të Qendrës Informative të BE-së Tregime kulturore u organizua gjithashtu edhe me rastin e Ditës së Evropës 2014.



Lexo më shumë

 

Ambasada e Suedisë, në bashkëpunim me Qendrën Informative të BE-së, më 28 maj 2014 organizuan ligjëratë dhe debat mbi pushimin e shtatzënisë të ndarë si mjetë për barazi më të madhe gjinore. Ligjëruesi i evenimentit ishte Barbro Hedvall, gazetarë i njohur dhe redaktor i mëparshëm i gazetës më të madhe ditore të Suedisë Dagens Nyheter.



Lexo më shumë

 

Më 12 maj, e hënë, në Qendrën Informative të BE-së u hap ekspozita e skulpturave dhe pikturave të artistëve Sasho Sazdovski dhe Pandora Apostollska Sazdovska. Ekspozita, e organizuar në kuadër të evenimenteve ‘Tregime kulturore’ është gjithashtu edhe pjesë e programit të Ditës së Evropës 2014.

 Lexo më shumë

 

 

 

Instituti i shkencave shoqërore dhe humane, Qendra Informative e BE-së dhe Instituti Francez në Shkup, më 6 maj e organizuan ligjëratën “Koha, Narracioni, Politikat” të z. Zhak Ransier, filozof i njohur francez.



Lexo më shumë

 

Të mërkurën, më 14 maj, në ora 12:00, në Qendrën Informative të BE-së do të mbahet ligjëratë për jetën dhe veprimtarinë e Zigmund Frojdit, me rastin e 75-vjetorit të vdekjes të krijuesit të psikanalizës. Ky eveniment është i organizuar nga Delegacioni i BE-së, në bashkëpunim me Ambasadën e Austrisë, dhe është pjesë e programit të Qendrës Informative të BE-së dhe Ditës së Evropës 2014.



Lexo më shumë

 

 Me rastin e përvjetorit të 450 të lindjes së Uiliam Shekspirit, Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Këshilli Britanik organizuan një varg aktivitetesh ‘Shakespeare@21Century’ (Shekspiri@shekulli21) gjatë muajit prill dhe maj. Të mërkurën, më 23 prill, në ora 20:00 në Qendrën Informative të BE-së në Shkup, me rastin e përvjetorit të lindjes së dramaturgut të madh britanik u mbajtë performanca teatrale studentore “Hamleti, Kush?”. Gjatë evenimentit, fjalime mbajtën Shkëlqesia e Tij, z. Aivo Orav, Shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe Shkëlqesia e Tij, z. Kristofer Ivon, Ambasador i Britanisë së Madhe. Publiku kishte mundësi gjithashtu të dëgjojë zj. Afrodita NIKOLLOVA, një nga performuesit teatralë, e cila foli për atë se çfarë domethënie ka Shekspiri për të.



Lexo më shumë

 Të mërkurën, më 12 mars 2014, në Qendrën Informative të BE-së u mbajt ligjëratë e titulluar “Arti në Francë në vitin 1963”. Evenimenti është pjesë u programit të Qendrës Informative të BE-së “Tregime kulturore”, u organizua nga Instituti francez dhe nga Delegacioni i Bashkimit Evropian.



Lexo më shumë

 

  

 Të premten (e shtunë), më 15 shkurt, nga ora 12:00 – 13:00 në Planetariumin e Qendrës rinore kulturore,u mbajt ligjëratë dhe demonstrim me rastin e 450 vjetorin nga lindja e Galileo Galileit, fizikan, matematikan, astronom dhe filozof i famshëm.



Lexo më shumë

 

Më 7 shkurt, në ora 19:30, në Qendrën Informative të BE-së(Shën Kiril dhe Metodij 52-b), do të mbahet promocion i romanit “Qielli në manaferra” nga Natasha Kramberger.

Natasha Kramberger, fituese e Çmimit të Bashkimit Evropian për letërsi në vitin 2010 me këtë libër, do të mbaj fjalim para audiencës dhe do të lexoj pjesë të shkurtra nga romani “Qielli në manaferra” në gjuhën Sllovene.



Lexo më shumë

Romani fitues i Çmimit të BE-së për letërsi 2013 “Jeta rezerve” i Lidija Dimkovskës, i botuar nga shtëpia botuese “Ili – Ili”, u promovua zyrtarisht më 2 dhjetor në Qendrën Informative të BE-së.



Lexo më shumë

 

Të enjten, më 21 nëntor, në Qendrën informative të BE-së, shkrimtarja dhe regjisorja Garvanlieva, i prezantoi parimet kryesore që duhet ti posedoj një film dokumentar nga ideja deri në realizim.


Me eksperiencën e saj shumëvjeçare në skenën evropiane dhe bashkëpunimin e suksesshëm me televizionin gjerman dhe fondacionet të filmit, Garvanlieva demonstroi shembuj nga filmi i saj i fundit Nën qiellin e njëjtë (Dëshmi për ndryshimet e klimës).



Lexo më shumë

Nga 23 – 29 shtator, Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Ministria për kulturë, në bashkëpunim me Ambasadën e Holandës dhe shtëpitë botuese që kanë fituar grante nga Programi Kulturë i BE-së në Qendrën Informative të BE-së në Shkup organizuan Panair të Librit në të cilin u prezantuan librat që janë përkthyer në kuadër të Programit të BE-së Kulturë 2007 – 2013 dhe Ditës evropiane të gjuhëve.


Panairi i librit u hap me një konferencë për mediat në të cilën fjalime mbajtën SH.T. Aivo Orav, Shef i Delegacionit të BE-së dhe znj. Elizabeta Kançeska-Milevska, Ministër i kulturës, si edhe znj. Biljana Prentoska, koordinator nacional për Programin Kulturë i BE-së.



Lexo më shumë
Baza e të dhënave më të mira të ekspozitave të artit, artistët dhe galeria e arteve ArtFacts.Net në bashkëpunim me Osten Shkup, me Delegacionin e Bashkimit Evropian, Instituti Goethe dhe Shoqata për miqësi Maqedonase-Gjermane, më 11 shtator në Qendrën Informative të BE-së organizuan prezantim me titullin “Sfidat e artistëve në botën globale”, në kudër të programit Tregime kulturore.

Lexo më shumë
Dje, më 23 korrik të vitit 2013, në kudër të programit Tregime kulturore, Qendra Informative e BE-ës, ishte nikoqir i prezantimeve të fotografëve të njohur ndërkombëtarë Tomislav Peternek dhe Frans Welters, të cilët e kanë fotografuar Shkupin në ditët dhe javët e para pas tërmetit në vitin 1963.

Lexo më shumë
Autori i mirënjohur suedez i librave për fëmijë, Ulf Stark, si dhe shkrimtari yni i njohur Kiro Donev diskutuan mbi avanturat e tyre si fëmijë dhe si shkrimtarë, së bashku me fëmijët e shkollave fillore të Shkupit. Ky debat, nikoqire e të cilit ishte aktorja Maja Ljutkova, u mbajt më 9 prill, në ora 16:00.

Lexo më shumë



2Përvjetori i 200-të i lindjes së Giuseppe Verdit
Ligjeratë dhe punëtori e këndimit në kor “TUTTI VERDI”
E enjte 28 mars 2013, Qendra Informative e BE-së.


Lexo më shumë


Një film dokumentar dhe një ekspozitë mbi projektin ngacmues QYTETI I PA/DUKSHËM, të financuar nga Programi Kulturor i BE-së, i cili u mbajt në Shkup, Beograd, Brajton dhe në Danimarkë, me performanca në mjetet e transportit publik, u prezantuan në Qendrën Informative të BE-së, më 7 mars 2013.

Lexo më shumë
Më 11 dhjetor, Qendra Informative e BE-së iu bashkua Austrisë dhe botës në kremtimin e ditëlindjes së 150 të piktorit të famshëm austriak Gustav Klimt, në bashkëpunim me Ambasadën e Austrisë dhe Galerisë Osten.

Pas projektimit të filmit artistik "Klimt" pasoi një ligjëratë me titull "Gustav Klimt dhe Femrat – Muzë - Sponzor dhe Model" nga historianja austriake, d-r. Lisa FISCHER. Audienca kishte mundësinë të shohë vizatimet origjinale të Egon Schiele dhe të famshmit Oskar Kokoschka, të cilat janë pjesë e kolekcionit të Galerisë Osten Gallery.

Lexo më shumë
Tregimet Kulturore filluan zyrtarisht më 27 tetor 2012, me punëtorinë e Xhazit, e cila solli në një vend muzikantë të njohur rajonalë dhe evropianë bashkë me muzikantët e njohur të xhazit nga Maqedonia, në një performancë të hapur për publikun e përgjithshëm.

Evenimenti u organizua në bashkëpunim me Festivalin e Xhazit në Shkup dhe Institutin Gëte.

Lexo më shumë